Klubi diplomatik Dhurata per te moshuarat e braktisura
Ne sherbim te njerezve ne nevoje ka qene kjo iniciativa me e fundit e ndermarre nga grupi diplomatik Mireserdhet ne Tirane i kryesuar nga znj. Liri Berisha ambasadorja e Egjiptit bashkeshortja e ambasadorit te OSBE-se Ana Maria Volfart si dhe ajo e ambasadorit te Sllovenise te cilat kane vizituar me rastin e festave te fundvitit nje nga shtepite e hapura ne kryeqytet nga urdhri i misionareve te Nene Terezes. Fillimisht motrat e Nene Terezes rezervuan per grate e klubit diplomatik nje lutje te vecante ne ambientet e ketij misioni. Se bashku me urimin per personat ne nevoje qe marrin sherbim ne kete qender zonjat e klubit diplomatik kane dhuruar per grate e moshuara te strehuara ketu embelsira per festen e Vitit te Ri si dhe disa dhurata per gjithsecilen prej tyre. Znj. Berisha ne emer te grave diplomate shprehu mirenjohje te thelle per motrat misionare te Nene Terezes te cilat me perkushtimin e tyre kane bere nje pune te jashtezakonshme per mireqenien e personave te strehuar ketu. Dua te shpreh ne emer te grave diplomate mirenjohje te jashtezakonshme per motrat misionare te Nene Terezes per kujdesin qe ato tregojne per ju per kushtet qe ato kane krijuar dhe mundesite qe ju te jeni te gjithe bashke - u shpreh znj. Berisha. Zonjat diplomate vizituan edhe grate e moshuara te cilat nuk munden te ishin pjese e festes per shkak te kushteve te renduara shendetesore. Eugjenia 97 vjec me e vjetra nder grate e strehuara ketu me ze te mpakur falenderon znj. Berisha dhe grate diplomate per viziten. Ne kete shtepi e cila ishte e para qe u themelua nga misionarja e madhe Nene Tereza ne vitin 1991 u jepet ndihme dhe strehim 40 te moshuarve te braktisur si dhe me atesi te kufizuara ndersa 4 here ne jave motrat e Nene Terezes u servirin ushqim te ngrohte edhe personave ne veshtiresi ekonomike. Misioni i motrave te Nene Terezes eshte i shperndare aktualisht ne 7 shtepi ne te gjithe vendin dhe nje tjeter ne Kosove. Misioni i tyre eshte i jashtezakonshem dhe nje motiv i forte per te percjelle me shume dashuri tek ata qe jane semure te moshuar femije apo ne pamundesi ekonomike.