Retro/Histori: 30 nëntor 1874 Winston Churchill
Sir Winston Leonard Spencer-Churchill, politikan britanik i njohur kryesisht për drejtimin e Britanisë së Madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, u lind më 30 nëntor 1874. Ai shërbeu si Kryeministër i Britanisë së Madhe prej viteve 1940-1945 dhe përsëri prej viteve 1951-1955. Një burrë shteti dhe një orator i njohur, Churchill ishte edhe oficer në ushtrinë britanike, historian, fitues i çmimit “Nobel” për letërsi dhe artist. Gjatë karrierës së tij në ushtri, Churchill luftoi në Indi, në Sudan etj. U bë i famshëm edhe si korrespondent lufte dhe shkroi libra me përshkrime të fushatave ushtarake. Në krye të skenës politike për rreth 50 vite, ai pati shumë pozita politike dhe në kabinet. Para Luftës së Parë Botërore, punoi si President i Bordit Për Tregti, si sekretar dhe si Lordi i Parë i Forcave Detare si pjesë e qeverisë liberale. Gjatë luftës ai ende punoi si Lord i Parë deri në luftën shkatërruese në Gallipoli, e cila shkaktoi ndarjen e tij prej qeverisë. U kthye si ministër i Municioneve, Sekretar i Luftës dhe Aviacionit. Pas dorëheqjes së Neville Chamberlain më 10 maj 1940, ai u bë Kryeministër i Anglisë.