E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venger: Siti, larg duart nga Van Persi!

Bosi i Arsenalit, Arsen Venger, ia ka bërë të qartë Mançester Sitit që të harrojë ndonjë tentativë për transferimin e Robin Van Persit në “Etihad Stadium”, pas raportimeve të mediave angleze se RVP është zëvendësuesi ideal për Karlos Tevez. “Robin Van Persi është në kontratë deri në vitin 2013. Pse duhet të shesim lojtarët në janar? Mançester Siti ka probleme, sepse ka shumë sulmues. Ata paguajnë gjysmën e krejt kampionatit vetëm për të luajtur diku. Pse duhet të blejnë sulmues?” - ka thënë francezi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›