Retro/Histori: 5 janar 1932 Umberto Eco
Umberto Eco u lind më 5 janar 1932. Ai është një nga filozofët, kritikët letrarë dhe shkrimtarët më të shquar të kulturës italiane dhe ndërkombëtare. Librat e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja, përfshirë edhe gjuhën shqipe. Romani i tij më i njohur është ‘Emri i trëndafilit’ (‘Il nome della rosa’ i vitit 1980. Ai është një intelektual i mistershëm. Romani i tij i vitit 1988 ‘Lavjerrësi i Fukosë’ (‘Il pendolo di Foucault’) e përshkruan atë si një person që kupton kodet e Da Vinçit. Eco u lind në qytetin e Aleksandrisë në rajonin e Piemontit, në Italinë Veriore. Babai i tij Xhulio ishte llogaritar në kohë paqeje, para se qeveria ta thërriste në ushtri përgjatë tri luftërave. Që nga viti 2011, falë romanit ‘Varreza e Pragës’, Eco është një nga shkrimtarët më të shitur në botë. Eco është bashkëthemelues i revistës për studime semiotike Versus: Quaderni di studi semiotici. Revista është bërë një platformë e rëndësishme publikimi për shumë akademikë, puna e të cilëve është e lidhur me shenjat dhe domethëniet.