E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retro/Histori: 7 janar 1935 Pakti italo-francez

Më 7 janar 1935 ministri i Jashtëm francez Pierre Laval dhe kryeministri italian Benito Mussolini firmosën marrëveshjen italo-franceze në Romë. Pierre Laval pasoi Louis Barthou-n si ministër i Jashtëm, pas vrasjes së tij në Marsejë në krah të mbretit Alexander I të Jugosllavisë, më 9 tetor 1934. Ai huazoi nga paraardhësi i tij idenë e një sistemi kolektiv sigurie, që kishte si synim mbrojtjen nga kërcënimi i Hitlerit në Europë. Më 4 janar 1935 Pierre Laval shkoi në Romë për t’u takuar me Mussolinin. Ishte fillimi i një ofensive diplomatike që kishte si qëllim rrethimin e Gjermanisë hitleriane me një rrjet aleancash. Ai i propozoi një pakt Benito Mussolinit, sipas të cilit pjesë të Somalilandit francez (Xhibuti i kohëve të sotme) kalonin në Eritre, ripërkufizoi statusin zyrtar të italianëve në Tunizinë e pushtuar nga francezët dhe në thelb u tha dorë italianëve në krizën abisinase me Etiopinë. Italia gjithashtu mori Rripin e Auzout, i cili kalonte nga Çadi nën pushtimin francez në Libinë nën pushtimin italian. Në këmbim të gjithë këtyre lëshimeve, Franca shpresonte (më kot, siç u pa më vonë) në një mbështetje kundër pushtimit gjerman.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›