Ronaldo nuk feston golin, krisje me Mou?
Kristiano Ronaldo është kritikuar nga tifozët e Real Madridit pas ndeshjes, ndërsa mediat filluan të spekulojnë për marrëdhëniet e superyllit me Zhoze Murinjon, pasi CR7 refuzoi të festonte golin ndaj Granadës.
Por, në fakt Ronaldo ishte i hidhëruar në vetveten që nuk shënoi gol dhe jo i zhgënjyer nga vërshëllimat e tifozëve apo nga marrëdhëniet me Zhoze Murijon. Kështu të paktën pretendon zëvëndëstrajneri Aitor Karanka.
“Një profesionist si Kristiano Ronaldo e bëri një gjest të hidhërimit me vetveten sepse gjërat nuk shkonin mirë për të. Gjithçka lindi nga dëshira për të shënuar. Ai kishte raste, por nuk mundi të shënojë. Kështu që ai ishte ende i hidhëruar me veten edhe kur realizoi”, theksoi Karanka.
La Liga
Të shtunën
Satander – Saragoza 1-0
Sociedad – Osasuna 0-0
Levante – Majorka 0-0
Real Madrid – Granada 5-1
Malaga – Atletiko Madrid 0-0
Dje
Rajo Valekano – Sevilja 2-1
Getafe – Atletik Bilbao 0-0
Vilareal – Valencia X-X
Betis Sevilja – Gjon X-X
Espanjol – Barcelona X-X