Retro/Histori: Zhdanovizmi
26 shkurt 1896
Deri në fund të viteve ‘50 kodi ideologjik i Zhdanovit, i njohur me emrin doktrina e Zhdanovit apo zhdanovizmi, përkufizonte prodhimin kulturor në Bashkimin Sovjetik. Zhdanovi pati si qëllim krijimin e një filozofie të re të artit në krejt botën. Metoda e tij e rrudhte gjithë kulturën brenda njëfarë tabele ku një simbol i dhënë korrespondonte me një vlerë të thjeshtë morale. Roland Barthes-i e përkufizoi thelbin e zhdanovizmit në këtë mënyrë: “Vera është objektivisht e mirë…artisti merret me dobinë e verës, jo me vetë verën”. Zhdanovi dhe kolegët e tij u përpoqën të eliminonin edhe ndikimin e huaj në artin sovjetik, duke shpallur se “arti joparimor” ishte një shtrembërim ideologjik. Vendi ku u lind Aleksander Zhdanovi, më 26 shkurt 1896, Mauripol-i u ripagëzua Zhdanov me këmbënguljen e Stalinit në vitin 1948 dhe një monument për nder të tij u ngrit në qendër të qytetit. Në vitin 1989 busti i Zhdanovit u hoq bashkë me ermin e qytetit, i cili u quajt sërish Mauripol. Në vitin 1946 Zhdanovi qe emëruar nga Stalini për të drejtuar politikën kulturore në BS. Aksioni i tij i parë ishte censurimi i shkrimtarëve rusë si Anna Akhmatova dhe Mikhail Zoshchenko. Në vitin 1947 ai organizoi Cominform-in me qëllim koordinimin e partive komuniste të Europës. Gjatë 1948-ës filloi përndjekjen e muzikantëve, të njohur gjerësisht si luftë kundër formalizmit.