E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retro/Press: Arti dhe letërisja që na duhen

ǒtendencë duhet të marrë krijimi artistik i brezit të ri? Përgjigjen do ta gjejmë më lehtë duke studjuar njëkohësisht dhe elementet kryesore që përbëjënë një vepër arti.

Mbi këtë çështje janë shkrojtur një sërë artikujsh në të përjavshmen Illyrija (1): “Parimet e esthetikës”, të cilat janë një përmbledhje e shkurtër e “Nuovi saggi di estetika” e B. Ccroces-s. Më duket një koincidencë e çuditëshme të pajtohet me “parimet” në fjalë. Prandaj e shohëm t’udhës që të masëm vlerën e këtyre parimeve nga ndjenja pragmatike duke mos guxuar të hyjnë në çështjet metafizike, mbi marrëdhëniet e elementeve të cilat trupëzojnë një vepër arti, që ka futur n’art fillosofi napolitan.

Krijimi artistik-Një vepër arti, thotë Croce-ja, është shprehja e mbaruar e njëj institucioni të thjeshtë. Artisti intuiton realitetin e gjallë të një ideje të thjeshtë, e cila e bashkuar me ndjenjën relative të thjeshtë, na paraqet krijimin e të Bukurit. Për Croce-n mbrendija e kësaj ideje duhet të jetë e thjeshtë, që do të thotë, se imagjinata e artistit krijuaka duke mos qenë e influencuar prej moralit, historisë, shkencës, fillosofisë e të tjera elementeve shoqërore ndër të cilat ka jetuar artisti. Kjo pikëpamje arti është emëruar arte per se dhe pati për pionerë artistët e mëdhenj Grekë, të cilët, qenë prodhim i fuqive t’Athinës së Perikliut. Këtu mbrendija e veprës nuk ka kurëfarë lidhjeje me zhvillimin shoqëror. Art për hirë t’artit, do të thotë art universal, që s’njeh kohë, vënd e shoqëri. Si shëmbëll të kësaj tendence arti në letërsinë t’onë le të miret “Vallja e yjve” e poetit romantic Lasgush Poradecit, e cila më duket se është një influencë e tërë e njëj Schlegel-i, njëj Novalis-i, njëj Goethe-je ose e të tjerë fillosofëve romatik të të tetëmbëdhjetë e të nëntëmbëdhjetit shekull, se sa prodhim i jetës shqiptare dhe spiritës që duhet të kemi.

Sidoqoftë përkufizimi per se mbi artin se bazohet në psikollogjin e vjetër facultative, e cila çquan imagjinatën, kujtesën e të tjera çfaqje të veprimit mendor si fakultete pa marrëdhënie ndërmjet tyre, duke u pandehur imagjinatën e artistit si ndo një shkop magjik. Këtu s’është aspak vendi të tregojmë pikëpamjen e psikollogjisë së sotme, e cila i kupton t’ashtu quajtuart fakultetet si çfaqje të ndryshme të njëj të vetmi aktiviteti evolutiv q’është mëndja. Na mjafton të konsiderojmë që artisti si individ është prodhim i fuqive shoqrore të kohës, mvaret nga kultura e epokës në të cilën jeton. Bota e tij e dukëshsme është efekti q’i kanë prodhuar situatat e ndryshme të jetës. Me fjalë të tjera, reflect i tij siç e quajnë psikollogët si Watson ose Tharndike, janë reaksionet q’i kanë bërë situatat ekonomike, politike dhe fizike ndër të cilat jeton. Në historin e artit shohëm se eksperianca e artistëve në jetë ka qenë influencë kryesore për kryeveprat q’u lanë njerëzimit. Arti, e përsëris, trupëzon lartësin e fuqive krijonjëse të njëj epoke dhe mer drejtime të ra sikundër që evolohet shoqëria vetë në të gjitha çfaqjet e saj. Për njerëzimin si tërësi arti ka qenë një zhvillim relative dhe jo absolute, sikundër që pretendojën disa. Arti i Kinezeve, e Azketeve, i njeriut primitiv, i Egjyptasit ose i grekërve, ka qenë krejtësisht prodhimi i konditave shoqrore që kanë karakterizuar këto qytetërime. “Në fakt, thotë i madhi novelist Romain Rolan, arti është vetëm një pjesë e përpjekjes shoqrore dhe sikur t’a quajmë art për hir t’artit”. Për popuj të ndryshëm arti ka qenë një fuqi shtytëse e drejtonjëse. Historija flet. Arti per se, është nj’emërim flas sidomos kur shekulli i njëzet na detyron t’i kujtojmë fuqitë krijonjëse si funksione shoqërore, cilat lindin prej përpjekjeve të shoqërisë, për të kthyer aktivitet e tyre drejt zhvillimeve fantastike të kolektivitetit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›