Retro/Histori: 14 tetor 1894 E.E. Cummings
Edward Estlin Cummings, poet, piktor, eseist dhe dramaturg amerikan, i njohur si E.E. Cummings, u lind më 14 tetor 1894. Opusi i veprës së tij përfshin 2 900 poezi, dy romane autobiografike, 4 drama, disa ese dhe një numër pikturash e skicash. Ai mbahet si një prej zërave më të fortë të poezisë së shekullit 20. Pavarësisht pëlqesës së stileve avantguardiste, shumica e punës së tij është tradicionale. Shumë prej poezive të tij janë sonete dhe ai herë pas here përdorte edhe bluzin (blues). Ndërsa format dhe temat e tij poetike kanë përafri me traditën romantike, vepra e Cummings-it në përgjithësi shfaq një ekscentricitet të theksuar sintaksor ose një mënyrë të kompozimit të fjalëve individuale në fraza dhe fjali më të gjata. Shumë prej poezive të tij më goditëse nuk kanë risi as tipografike e as pikëzime, por vetëm sintaksore. I ndikuar nga modernistët e famshëm Gertrude Stein dhe Ezra Pound, punët e fillimit të Cummings-it morën nga eksperimentet imazhiste të Amy Lowell-it. Më vonë vitet e tij në Paris e ekspozuan para dadaizmit dhe surealizmit.