E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia do të çelë konsullatë në qytetin e gurtë

Gjirokastër Së shpejti Italia do të ketë përfaqësinë e saj konsullore në qytetin e Gjirokastrës. I pranishëm në qytetin e gurtë, në aktivitetet e zhvilluara në “Javën Italiane”, konsulli i Përgjithshëm italian në Vlorë, Sergio Strozzi ka pohuar se, në muajin nëntor në qytetin e Gjirokastrës do të çelet edhe konsullata e Italisë. “Një lajm i mirë për perspektivën e bashkëpunimit midis dy vendeve tona dhe veçanërisht për rajonin e Gjirokastrës do të ishte çelja e konsullatës italiane në qytetin e Gjirokastrës. Synojmë që ceremonia e inaugurimit të saj të zhvillohet brenda muajit nëntor. Konsullata italiane në Gjirokastër do të jetë një tjetër pikë e rëndësishme që do t’i çojë përpara marrëdhëniet e bashkëpunimit midis dy realiteteve tona, pasi ka qenë një kërkesë e kahershme e komunitetit gjirokastrit të të gjitha niveleve që së shpejti do të bëhet realitet”, - ka pohuar konsulli Strozzi. Çelja e konsullatës italiane në Gjirokastër pritet të ndikojë në rritjen e nivelit të marrëdhënieve ekonomike, kulturore etj, midis Italisë dhe rajonit të Gjirokastrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›