E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statusi kandidat, BE: Shans i ri ne dhjetor Rozeta Rapushi

Nese partite politike do te kene vullnet per te realizuar reformat, Shqiperia ka ende shpresa per te marre statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Evropian, para dhjetorit te vitit te ardhshem. Perfaqesuesi i Komisionit Evropian, Stefano Sanino, por edhe kryetari i grupit te punes per Ballkanin, Johanes Svoboda, thane pas publikimit te raportit te Komisionit Evropian per rrugen e vendeve te Ballkanit drejt Bashkimit Evropian, se Shqiperia duhet te perfitoje nga koha e humbur, pasi ka nje mundesi ne dhjetor te ketij viti per te marre nje vleresim pozitiv ne rast se forcat politike bashkepunojne. "Ka mungese te vullnetit politik per kompromis, por Shqiperia duhet te perfitoje nga koha e humbur dhe Bashkimi Evropian ka vullnet per ta ndihmuar. Shqiperia ka nje mundesi deri ne dhjetor",- u shpreh zyrtari i larte ne drejtorine e pergjithshme te zgjerimit te Komisionit Evropian, Sanino. Sipas tij, eshte kryer nje pune e mire deri ne mars te ketij viti, por me pas forcat politike u perkushtuan ne fushaten per zgjedhjet lokale te 8 majit. "Ne rast se rezultatet jane aq mbreselenese sa Shqiperia t'ia dale te deshmoje se brenda pak muajsh arrin te beje ate cka nuk eshte bere deri tani, nuk perjashtohet mundesia per t'ju drejtuar Keshillit Evropian ne nje faze me te hershme per statusin",- u shpreh Sanino. Nderkohe qe Svoboda, theksoi te njejten gje gjate diskutimeve qe u bene dje ne mbledhjen e Komisionit te Jashtem te Parlamentit Evropian. Sipas tij, ne rast se forcat politike jane te gatshme te nisin dialogun dhe te rikuperojne kohen e humbur, atehere kane ende mundesi per vleresime me pozitive. Ndersa eurodeputeti Countis, shtroi pyetjen nese do te kete nje raport te ri, te mevonshem per vendin tone dhe nese progresi eshte peng vetem i ngercit politik, apo dhe problemeve te tjera sociale dhe ekonomike te vendit. Ne lidhje me keto shqetesime, Komisioni Evropian, por edhe Parlamenti Evropian, dhane garancine se jane te gatshem qe te ndihmojne aktoret politike qe te kapercejne ngercin politik dhe te ecin para me reformat. Kjo ne kuader te faktit, se mungesa e dialogut politik qe ka sjelle si rrjedhoje edhe mos votimin e nismave te rendesishme ligjore, bllokimin e Kuvendit dhe te reformave, ka shkaktuar vendimin per mosdhenien edhe kete vit, te statusit te vendit kandidat.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›