Retro/Press: BASSANIA
D. Ndré Mjedja
Në pershkrim të luftës qi Roma pat ngrefë kundra rregjit ilir Genthit[1], Tit Livi permendë nji gjytet (civitas) Bassania, e banorët e sáj Bassanitae. Ky êmën më duket se ká nji randësí, jo veç historike, tuj kênë nji gjytet i vendit tinë, por edhe iûhësije, tui pá shndërrimin qi bâshin në gojë të huej êmnat ilir.
Zotní L. M. Ugolini[2] ketë gjytet e vên afer Elbasanit; por me gjithë gjasë qi mund të kenë këta emna shoq me shoq, i famshmi arkeolog nuk ja ká giá aspak. Edhè mos me i xanë besë Kiepertit, mbaston me këndue shka thotë Livi për kete gjytet, qi kje nji nder arsyena pse Aniq Pretori u mundue me grabitë rrugë qi ta lirote prei kthetrash së Genthit, i cili e kishte rrethue me ushtrí të madhe. Mbassi Livi cakton edhè largsín e kësaj gjyteteje prej Lezhës, do pá në ç’anë të sáj gjindej Bassania.
Zyren me luftue Genthin, qi ishte lidhë me mbretin e Maqedonís Perseun në luftë kundra Romakvet, e kishte Aniq Pretori. Ankesat e romakvet kundra Genthit ishin: se kishte bâ lidhje me Mbretin e Maqedonís me i ngrefë luftë Romës; pse nuk kishte pritë lajmit qi Pretori rroman i kishte dergue; prénat qi ushtrija ilire bâte nder vende të hueja, e sidomos pse ai vetë kishte shkue e rrethue me dhetëmijë ushtarë Bassanien, qi desht mâ parë me vuejt mjerimet e rrethimit se me i ra në dorë. Ap Klaudi, nen sundim t’Aniqit, mbassi pat lanë banesat e dimnit, e shtî n’ushtri të vet ndimat e Bulinvet, t’Apolonjakvet e të Durrësakvet, shkoi e nguli në breg të Shkumbinit. Aniqi Pretor gjindej endè në fushë të Polinës. Por si ndjeu shka ishte tui ndodhë n’Ilirí i shkroi Apit qi t’a pritte në breg të Shkumbinit; ku edhe ja mbërrini mbas trí ditësh, mbassi i pat shtue ushtrís së vet dy mijë kambsorë e dy qind kalorë të djelmnís së Parthinëvet. Prej këndej desht me shkue të lirote prej rrethimi Bassanasit; por e ndali fjala e tetëdhetë anívet qi Genthi kishte çue me plaçkitë katundet e Apolonjes e të Durrësit. Prandej kthei e ju vû në shpinë; mbassi xûni disa aní të tyne u nis për Basan’jen. Genthi sá ndjeu se po avitej Pretori, u çue me ushtrí të vet, liroi Basan’jen e shkoi e u ndry në Shkodrë; e Basan’ja kjè pushtue prei Romakësh.
Prei këndej dán çiltas se ushtrija romake njitej prej Jugës kah Véri, bregu së detit. Në tjetrën anë Livi thotë se Bassania ishte pêsë mijë pash prej Lezhës, qi don me thanë rreth 10 kilometrash. Prandej Kiepert n’ ”Atlantin e moçëm” të vet e ka vu në krah të djathët të lumit të Matës, aq lerg prei Lezhës sa prej bregu së detit.
Po a âsht e mundun qi nji gjytet me aq randësi të ketë hupë pa lanë kurrfarë shêji në kohë tanë? N’atë vend ku Kiepert-i ka vû “Bassania”, shtrihet mbi nji kodrë në breg të lumit të Matës, shi ku âsht balli veruer i urës së Zogut, nji katund qi vendi vetë e katundet e afërta i thonë Bdhanë (Bëdhanë); e vendet mâ të largta: Pdhanë, Pllanë. Misjonarët e huej e kjueshin Pedana; e kur flitshim me ta, edhè na Shqiptarët i thoshim ashtu, me jau bâ qefin të shkretvet, e qi ta merrshin vesht mâ mirë. Populli kallxote punë të mëdha per ketë katund; e sod 36 vjet D. Ndue Melguzhi (D. Ndue Cubi) qi kishte kalue 70 vjett, thote se aj njifte shtatëqind troje mbi atë kodrë; ishin mullij, rrenime shpijash së mëdhá, rreshta shpijash si me kenë pazarë; e se të moçmit kallxoshin se aty, si në sa vende tjera, mica prei nji skaji së kodrës kalote kulm mbë kulm në skajin tjetër. Gurët e rrënimeve kanë hî nder ndertesa shpijash së reja, por mâ fort në godí të rrugës së madhe qi pat çilë Austrija.
Êmni Bassania âsht emën ilir; e këtu nder né âsht gjytet; mâ nalt, nder Daesetiatet gjindet si lum, Bassanus, (Bosna e sodshme); në krahinë të Venetvet prap si gjytet Bassanum. E âsht për t’u vum orore giasimi i Basan’jes sanë me Bassanin e Grappës n’Italí: të dyja këto dy gjytete janë në breg të nji lumi, e jona permbi nji kodrë, tjetra afer kodrash.
Por ndoshta ka me ju dukë dikui e vshtirë si mund të puqet emni shqip me emnin latin. Per ketë do mendue se latinët nuk e kishin në giûhë të vet kumbimin “dh”, e prandej do ta zevendojshin me nji germë tjetrë kur t’ju vite rasa me e shkrue; me nji germë due me thanë qi të shenjote kumbimin qi latini vetë i epte asaj germës kur detyrohei me i shqiptue, e shifet se ishte germa “s”. E këta e dishmon pershkrimi i disa fjalvet çeltike qi permbajnë kumbimin “dh”, e qi Çeltit vete e shkrueshin me [dh], [Dh] , qysh në kohë t’Augustit. Prandej ndodhë qi brî fjalëvet Epa[dh]atextoribus e [Dh]irona gjindet Epasnactus e Sirona (Shif Mommsen, Provincjet rromake, kr. 3)
Ketë mendim têm ja pata paraqitë sod 12-13 vjet kur ishte Drejtuer i Muzeut shqiptar në Tiranë, të madhit njoftës të moçmimevet tona Hofrat Dr. Karl Patsch, Profesuer i rregullshem e Botuer n’universitet të Vjenës, i cilli e pelqeu, e mâ vonë më ka ra me pá në do fletë të shtypuna se ai vetë e kishte përdorë nder lekcjone të veta.
LEKA, 1935, fq. 241-243