E Diel, 1 Nëntor 2026

AK: Tadiç provokoi shqiptarët, Tirana të thyejë heshtjen

Aleanca “Kuq e Zi” ka reaguar ashpër kundër presidentit të Serbisë, Boris Tadiç gjatë vizitës së tij në Kosovë ndërsa i ka cilësuar deklaratat e tij se Kosova është tokë e Serbisë si një provokim që i bëhet shqiptarëve.
 

Në një prononcim për mediat përfaqësues të aleancës kërkojnë nga Tirana zyrtare të thyejë heshtjen dhe të mbrojë me kushtetutë të drejtat e shqiptarëve jashtë kufijve. Sipas Aleancës presidenti Tadiç po provokon 10 milionë shqiptarë, pasi Kosova është tokë shqiptare prej mijëra vjetësh.

Aleana “Kuq e Zi” thekson se mbështet protestat e shqiptarëve në Tuz të Malit të Zi si dhe është kundër heqjes së gjuhës shqipe nga aeroporti i Maqedonisë.
 

“Shqiptarët në Kosovë, Ulqin dhe Maqedoni nuk janë fqinj por janë në trojet e tyre. Parlamenti Malazez të mos cënojë simbolin Kuq e Zi. Ulqini e Tuzi janë bastione Kuq e Zi. Është hequr gjuha shqipe nga aeroporti i Maqedonisë ku 60% të udhëtarëve janë shqiptarë” ka shtuar AK-ja ndërsa i ka cilësuar të gjtiha këto veprime si shovinizma sllave që kalojnë në cënim të të drejtave të shqiptarëve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›