Retro/Press: Pse qytetet tona kanë fytyrë orientale?
Po të vreni me kujdes nji sahal, konstatoni se asht i permbam prej nji t’interesohemi për detajet e nji maqine, do të shifni se edhe kjo asht e përbame prej veglave të vogla. Që të punojë mirë ky sahat dhe që të funksionojë mirë kjo maqinë, të gjitha veglat e padushkshme që i përbajnë duhet të jenë në rregull.
Baza e të gjithave gjanave mdhaja këthehet prap në sende të vogla. Këto tue u bashkue, formojnë nji gja të madhe.
Pra jeta e nji kombi dhe e aparatit të nji shteti mund të barazohet shumë mirë me sahatin dhe me maqinën e sipërthanun, kështu këta elementë të vegjël, kur vërehen nji nga nji, duken pa ndonji randësi. Mirpo të vërtetë shpirt i nji societes janë këta. Na gabimisht shum herë harrojin këta elemente të vegjël dhe syt t’onë i këthejm vetëm kah disa njerëz që shpirti dhe trun i tyne asht gëdhendë lustrue dhe zbukurue; po kështu merremi dhe me disa që kanë elegancë, ngjyrë dhe erë parfumi. Mirpo e drejta asht krej ndryshe. Kjo qëndron në mungesën e këtyne elementeve të vegjël të cilët Gjermanët i quejnë njerez të vegjël. Këta janë agjentët ma me randësi për zhvillimin e nji kombi nga pikëpamje kulturale, ekonomike e këtij grupi njerezish të vegjël dhe pa naltsue kulturën morale dhe materiale të tyne, përparimi asht nji pamundësi.
Këtu posht me disa shembuj do të spjegojmë për çka tham ma sipër .
1) njië arkitekt i ri këtheht prej Europe n’Atdhe. Mësimet e universiteti i ka assimilue mirë. Ka pasun nji dashuni të jashtëzakonsjme për teknikën oksidentale. Karakterin e ka të shëndosh, shpiritim e freksët dhe të flakët...nji ditë ngarkohet për nji plan. Të gjith flasin me habi e mburje për projektin e këtij djali të ri. Plani asht krejt modern, i bukur dhe me nji system të kënaqshëm. Fillon gërmim i themelvet. Rradha për me punue ju vjen disa mjeshtërve dhe puntorve analfabet. Tani fillon sqena e dytë e këtij akti. Në ket minutë nis edhe zhurma... fuqinë e ka marr elementi i vogël. Ky, le qi nuk asht ne gjendje me kuptute shpirtin e këtij arkitekti të ri por as të vizave të planit.
Muret prishen. Portat shtrembërohen. Dritoret nuk mbyllen. Kombinimi i ngjyrave ka marr formën e nji karrikature. Shkurtazi plani modern humbet ftyrën krejtësisht, dhe shumë herë sakrifikohen vijat kryesore. Arkitekti dhe mjeshtri ditë për ditë tërhiqen si dy pole negative t’elektrikut. Të gjitha pa ndonji dobi...njeriu i vogël nuk mund të ecë bashk me arkitektin.
2) Nji tjetër shembull... nji agjensi automobilash mbas nji mijë kërkime katalogësh Europian dhe Amerikan e zgjedh nji atumobil shik, vendimi jepet dhe porositet. Automobili i ri si nji nuse me naze, del në Durrës. Qe miku shpirt hekur hedh hapat e parë në kokën t’onë. Gomat rrotullohen butsisht si fërkim i qimeve të nji mace. Motori tingllon si nji njeri serios europian që flet dal nga dal me nji za t’ulët e të kandshëm. Karrocerija e kësaj maqine shëndrit si pasqyra e nji grueje të bukur. Mbas nji dite njeriu i vogël e merr në dorë kët maqinë që asht me nji gusto europjane.
Mbas disa muajsh po këtë automobil e shikoni në rrugën e Shiakut. I ngjitet përpjetëz i lodhun, nxjerr nji za sikurse të nji njeriut që asht rrok nga gryka, dhe nga pas hiedh gaz të zi. Çudi!... po ajo maqinë asht që disa muej ma parë duel në Durrës me naze, si nji nuse! Në vend që mbrenda të qindronin 3-4 vjet janë grumbulluar 6-7 vjet që mbrapa t’u lidheshin dy baulla janë ngarkue jatakthasë, kanpe, karrika e së fundi disa teneqe. Karrocerija që shkëlqente si pasqyna e nji grujeje, tani asht ndye si nji bullicë e Myzeqes që ka ba banjo me prrehje në baltën e Terbufit. Durim edhe pak. Mbas 2-3 ditësh bëtitesh dhe krisamash maqina ndalon. Shoferi zbret. Hap mbulesat. E trazon andej këndej. I ryen tri herë. Të gjitha kot. Ai nuk njeh as manivelen, as vidat, as distributorin, as karburtaorin dhe as nji gja tjetër. Praktikisht ka mësue me rrotullue vetëm timonin, me ndryshue marshet dhe me frenue, si na dim me i ra gramafonit ashtu dhe ai din me drejtue ket maqinë. Ka nji ndryshim të madh në mes të shoferit europjan dhe atij t’onit. Njeriu i vogël na mungon!