Retro/Histori: 23 shtator 480 p.K. Euripidi
Euripidi, një nga tre tragjedianët e Athinës klasike, besohet të jetë lindur diku rreth 23 shtatorit të vitit 480 p.K. Disa akademikë i atribuojnë atij rreth 95 pjesë, por nga këto vetëm 18 kanë mbijetuar të plota. Megjithatë, më shumë pjesë të Euripidit kanë mbijetuar krahasuar me dy tragjedianët e tjerë, Eskilin dhe Sofokliun të marrë së bashku. Kjo pjesërisht për shkak të fatit dhe pjesërisht për shkak të popullariteti; i tiji rritej teksa i tyri dobësohej. Në Epokën helenistike ai u bë një gurthemel i edukimit letrar bashkë me Homerin, Demostenin e Menanderin. Euripidi identifikohet me risi teatrale që e kanë influencuar thellësisht dramën deri në kohët tona, veçanërisht elementi i paraqitjes së heronjve tradicionalë, mitikë, si njerëz të zakonshëm në rrethana të jashtëzakonshme.