E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universitetet, MASH publikon emrat e fituesve të fazës së dytë

Ministria e Arsimit ka shpallur zyrtarisht listën përfundimtare të 24 mijë fituesve të universiteteve sipas degëve të fakulteteve në të gjithë vendin.
 

Listat përfundimtare të kandidatëve fitues do t`u dorëzohen universiteteve në datën 24 shtator nga MASH, ndërsa sipas afateve të vendosura nga ministria, sekretaritë mësimore të fakulteteve nga datat 26-30 shtator prej orës 8:00 deri në orën 18:00 do të kryejnë regjistrimet.
 

Kandidatët të cilët në listat përfundimtare të fituesve janë shpallur fitues në një program studimi të një preference më të lartë se ai i regjistrimit të ndërmjetëm do të çregjistrohen nga vetë sekretaritë mësimore nga program i studimit ku ishin regjistruar më parë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›