E Diel, 1 Nëntor 2026

Retrospektivë për 10-vjetor

Galeria e Kombëtare e Kosovës (GAK) shpaloi të hënën detajet e ekspozitës retrospektive të fituesve të Çmimit Artistët e së Nesërmes, që hapet të martën (sot).

Sipas drejtorit të GAK, Erzen Shkololli, retrospektiva ka për qëllim shënimin e 10-vjetorit të ekspozitës Çmimi Artistët e së Nesërmes.

Sipas kuratores së ekspozitës retrospektive, Eriola Pira, ky është çmimi i vetëm i këtij lloji, që afirmon artistët e rinj në fillim të karrierës dhe u mundëson atyre përfitimin e një rezidence gjashtëjavëshe në Studion Ndërkombëtare dhe Programin Kuratorial në New York - ku ata njihen me skenën e artit bashkëkohor atje dhe me mundësitë që ofron ai.

Fituese e edicionit të 10’të të Çmimi Artistët e së Nesërmes, më 16 tetor u shpall Majlinda Hoxha. Sipas Pirës, gjatë kohës sa Hoxha do të qëndrojë në rezidencën në New York, “ajo do të ketë rast të njihet me të gjithë artistët që janë pjesë e Programit Studio Ndërkombëtare dhe Programit Kuratorial, të bashkëpunojë me ta, dhe të takoj kuratorë të shumtë”.

“Kjo ekspozitë na jep mundësinë që të shohim si është zhvilluar çmimi nga viti në vit, por edhe na ofron një pamje të asaj se çka ka ndodhur në artin bashkëkohor në Kosovë gjatë dhjetë viteve të fundit", theksoi mes tjerash Pira.

Retrospektiva Çmimi Artistët e së Nesërmes hapet sot (e marte), në GAK, në orën 19, dhe mbetet e hapur deri më 16 nëntor. Artistët pjesëmarrës janë Majlinda Hoxha (2012), Astrit Ismaili (2011), Loreta Ukshini (2010), Miranda Thaçi (2009), Bekim Gllogu (2008), Fitore Isufi – Koja (2006), Kader Muzaqi (2005), Jakup Ferri (2003) dhe Tahar Alemdar (2002).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›