Buxheti i BE-së më 2011 rreth 131 miliardë euro

Komisioni Evropian (KE) ka propozuar rritjen e buxhetit të BE-së për vitin 2011, duke theksuar se qëllimi i këtij propozimi është rimëkëmbja e bllokut nga kriza ekonomike. Në projektbuxhet janë parashikuar shpenzimet prej 131.1 miliardë euro, që është 5.9 % më shumë se në vitin 2010. Më shumë janë rritur fondet për rajonet e varfra, për studim e zhvillim dhe për përmirësimin e konkurrencës të ekonomisë së BE-së, për 14.7 % në 54.6 miliardë euro. "Ambicia e projektbuxhetit është vazhdimi i promovimit të rimëkëmbjes ekonomike së bashku me vendet anëtare të BE-së", deklaroi komisioneri evropiane për buxhet Janusz Lewandowski dhe shtoi se Greqia, e prekur nga kriza, duhet të përfitojë rreth 3.2 miliardë euro. Nga këto, 2.5 miliardë euro në ndihmën rajonale dhe rreth 700 milionë euro në fondet bujqësore.