E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reuters per presidentin

E premte 08 Qershor 2012 2145 XHEZAIR ZAGANJORISituata politike ne Shqiperi mos arritja e nje kompromisi edhe ne raundin e trete si dhe doreheqja e Xhezair Zaganjorit ka terhequr edhe vemendjen e mediave nderkombetare. Ne nje shkrim analitik agjencia Reuters ka theksuar kompromisin e munguar mes forcave politike duke theksuar se lideret politike po i rezistojne presionit te vazhdueshem te BE-se per arritjen e nje marreveshjeje dhe nje emri konsensual. Reuters thekson se pavaresisht apelit te nderkombetareve per te lene menjane rivalitetin politik e per te pranuar nje kandidat kompromisi parlamenti shqiptar deshtoi per te treten here ne zgjedhjen e nje presidenti te ri me 3/5 e votave duke humbur nje tjeter mundesi per te reflektuar unitet kombetar. Reuters nuk harron te permende ngjarjet e 21 janarit qe ishin rrjedhoje e nje rivaliteti te ashper politik si dhe faktin se Shqiperia ky vend i varfer ballkanik e anetar i NATO-s synon te anetaresohet ne Bashkimin Europian e ne kete kendveshtrim zgjedhja e presidentit ka nje rendesi kyce. Nuk duhet te harrohet fakti vijon me tej shkrimi se perpjekjet per te zgjedhur kreun e ri te shtetit kane shtyre reformat e tjera si dhe shkurtimet e reja ne buxhet. Edhe agjencia italiane e lajmeve ANSA i ka dedikuar nje shkrim doreheqjes se Zaganjorit deshtimit te raundit te trete duke nenvizuar se tashme gjithcka ka mbetur per tu vendosur ne 2 raundet e fundit dhe se Berisha nuk ka me asnje pengese per te zgjedhur kandidatin e mazhorances.

Komente

Facebook

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›