errorizmi, Strazburgu ekstradon 6 të dyshuar

Gjykata evropiane për të Drejtat e Njeriut ka vendosur pro ekstradimit të pesë të dyshuarëve për terrorizëm, përfshirë klerikun radikal Abu Hamza al Masri, nga Britania e Madhe në Shtetet e Bashkuara.
Gjykata e Strazburgut vlerësoi se nuk ka shkelje të të drejtave të njeriut nëse të dyshuarit mbyllen në një burg të sigurisë së lartë dhe nëse lihen në qeli izolimi.
Mes personave në fjalë është edhe i dyshuari si financues i terrorizmit, Babar Ahmad, si dhe dy të tjerë të akuzuar për pjesëmarrje në atentatin e vitit 1998 ndaj ambasadës amerikane.
Ndërsa për të dyshuarin tjetër, gjykata ka njoftuar se do ta shqyrtojë çështjen më vonë, pasi bëhet fjalë për shëndetin mendor të personit në fjalë.
Vendimi i gjykatës mund të apelohet për herë të fundit në Dhomën e Madhe, por zakonisht vetëm fare pak çështje trajtohen nga ky forum.