Festat, 37 mije shtetas hyne ne Shqiperi brenda 24 oresh
TIRANE- Vetëm 24 orët e fundit, 37.457 persona dhe 9175 automjete, kanë hyrë në Shqipëri për festat e fundvitit. Shifrat bëhen publike nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Departamenti i Policisë Kufitare dhe Migracionit në Policinë e Shtetit, ka marrë një sërë masash, me qëllim menaxhimin sa më mirë të këtij fluksi në rritje, si dhe për rritjen e standardeve dhe lehtësimin e procedurave të përpunimit të personave dhe automjeteve në Pikat e Kontroll Kalimit Kufitar. Në ato Pika Kontroll Kalimi Kufitar, ku fluksi i qarkullimit të shtetasve dhe mjeteve është më i lartë, Policia aka rritur numrin e personelit, ndërkohë që janë porositur strukturt vendore që të bashkëpunojnë me strukturat homologe policore të vendeve fqinje, me qëllim menaxhimin sa më mirë të fluksit të lëvizjes.Fluksi më i madh është shënuar në pikën kufitare të Kakavijës ku brenda 24 orësh kanë hyrë 132 mijë e 274 shtetas ndërsa kanë dalë 1228 shtetas.Në Kapshticë kanë hyrë 7331 shtetas dhe kanë dalë 1410 shtetas.(s.g/BalkanWeb)