Revista franceze provokon myslimanët, 'emëron' Muhamedin kryeredaktor

Për numrin e ardhshëm e përjavshmja do të ndryshojë edhe titullin nga “Charlie Hebdo” do të bëhet “Sharia Hebdo” (me emrin Sharia njihet kodi moral i fesë islame).
Botuesi Charlie Hebdo tha se me këtë veprim ata nuk po përpiqen të jenë posaçërisht provokativ por po bëjnë punë e tyre si zakonisht.
“Për tu përshtatur për fitimin e zgjedhjeve në Tunizi nga partia Ennahda… Charlie Hebdo i ka kërkuar Muhamedit që të jetë kryeredaktori special për numrin e ardhshëm, thuhet në një komunikatë të revistës. “Profeti i Islamit nuk ka nevojë për kërkesë të dytë dhe ne e falënderojmë për këtë gjë”.
Partia islamike e moderuar Ennahda fitoi shumicën e vendeve në parlamentin e Tunizisë në zgjedhjet e para pas rrëzimit të Ben Aliut.
Numri i ardhshëm i revistës paraqet Muhamedin duke thënë “do merrni 100 goditje me kamxhik nëse nuk vdisni së qeshuri”.
Në vitin 2007 revista franceze u kritikua për botimin e një vizatimi të Muhamedit që fillimisht u botua në një gazetë në Danimarkë.
Reagimet e myslimanëve për ofendim ndaj profetit shkaktuan edhe protesta të dhunshme.
Gazeta daneze “Jyllands-Posten” në vitin 2005 botoi 12 imazhe të vizatuara nga Kurt Uestergard, gjë e cila u konsideruar nga disa grupet islamiste si ofenduese. /shekulli/