Revolta kundër Ramës, Aulon Kalaja: Nëse SPAK do të kishte kërkuar heqjen e imunitetit të Ballukut, do t’i jepte mbështetje të madhe protestës
Aktivisti Aulon Kalaja theksoi se nëse Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) do të kishte kërkuar sërish heqjen e imunitetit si deputete të Belinda Ballukut do t’i jepte një mbështetje të madhe protestës studentore kundër kryeministrit Edi Rama.
I ftuar në emisionin “Prime News24”, ai theksoi se nëse bie Belinda Balluku, së cilës iu komunikuan pak ditë më parë zyrtarisht akuzat e reja, do të binte edhe kryeministri, të cilit studentët i kërkojnë që të japë dorëheqjen.

“Nëse ikën Balluku, bie edhe Edi Rama. Nëse SPAK do të kishte kërkuar heqjen e imunitetit të Ballukut, do t’i jepte mbështetje të madhe protestës.
Imagjinoni për një moment një seancë parlamentare e thirrur për t’i hequr imunitetin Ballukut, ndërsa protestuesit janë jashtë. Ky zotëria vendoset përballë popullit të vet për të mbrojtur korrupsionin”, tha ai.