Revolta ne Siri edhe 8 te vrare gjate protestave

Edhe tetë viktima të tjera regjistrohen në Siri, gjatë protestave antiqeveritare dhe përleshjeve me policinë, ndërkohë që bilanci i deritanishëm llogaritet në 200 të vdekur dhe qindra të tjerë të plagosur. Viktimat e fundit raportohen nga qyteti i Homsit, i cili, sic njofton BBC është duke zier nga trazirat dhe ndodhet në pararojë të rebelimit kundër regjimit 45-vjeçar të presidentit Bashir al Asad.
Edhe qyteti tjetër Dera vazhdon të jetë i tensionuar. Është qyteti ku nisën protestat e para më 18 mars e që fillimisht drejtoheshin kundër arrestimit të disa të rinjve që shkruajtën grafite në mure në përkrahje të trazirave në Afrikën e Veriut. Aktivistë të të drejtave të njeriut flasin për shkelje flagrante të tyre në qytetet siriane, ku policia nuk njeh kufij por përdor plumba të vërtetë në shtypjen e protestave.
Ndërkohë, konfrontimet e fundit nisën nga njoftimi i vdekjes në qeli të një lideri tribal. Dhuna vjen një ditë pasi tre persona u qëlluan për vdekje në Talbiseh. Analistët shprehen se situata po përkeqësohet nga dita në ditë, por ende nuk ka marrë përmasat e Tunizisë dhe Egjiptit. Një ndryshim cilësor do të sillte përhapja e rebelimit në dy qytetet më të mëdha të vendit, Damask dhe Alepo.
Juli Prifti