Skandali ne EULEX hiqet punonjesi qe ofendoi shqiptaret

Një punonjës ndërkombëtar i misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë ( EULEX), që ka abuzuar me detyrën e tij, duke ofenduar shqiptarët dhe flamurin e tyre, është pezulluar ndërsa disa të tjerë janë transferuar përkohësisht.
Stefan Loren quhet punonjësi dhe mediat lokale kanë njoftuar se ai për një kohë të gjatë ka terrorizuar stafin lokal të misionit. Në raport-ankesën e këtij stafi citohet Loren të ketë thënë se e ka për kënaqësi që me flamurin shqiptar të fshijë të ndenjurat. Shefi i Misionit të EULEX-it në Kosovë, Xavier Bout de Marnhac tha se ka kërkuar hetime me të hollësishme rreth rastit të këtij zyrtari dhe është duke pritur rezultatet e hetimeve për të marrë vendimin e nevojshëm.
“Sapo kemi dëgjuar për këtë rast. E kemi marrë shumë seriozisht, siç bëjmë zakonisht kur kemi probleme të kësaj natyre. Menjëherë kam kërkuar hetime të brendshme që janë duke vazhduar edha tani dhe jam duke pritur rezultatet e këtij hetimi të brendshëm për të marrë vendimet e nevojshme”- tha kreu i EULEX-it.
Ndërsa ministri i Drejtësisë së Kosovës, Hajredin Kuçi tha se veprimet individuale nuk do të ndikojnë më mardhëniet në mes qeverisë dhe EULEX-it, por veprimet e tilla duhet të jenë të përgjegjshme.
“Ne e kemi të qartë se veprimet individuale nuk i prishin marrëdhëniet në mes të EULEX-it dhe të qeverisë së Kosovës, sikurse që e kemi të qartë veprimet e tilla duhet të jenë të përgjegjshme dhe në përputhje me ligjin dhe t’i kenë përgjegjësit e tyre”- tha Kuçi.
Në një komunikatë të EULEX-it thuhet se gjithë këta persona kanë qenë pjesë e Njësisë për Mbrojtje të Afërt, të ngarkuar për sigurinë fizike të Shefit të Misionit. Siç kanë raportuar mediat, denoncimin e këtij zyrtari të lartë të EULEX-it, i cili në mënyrë skandaloze ka fyer vlerat dhe ndjenjat kombëtare shqiptare dhe veçmas flamurin e Kosovës e ka bërë personeli lokal i Misionit të EULEX-it.
Bul Salihu