E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrezikohet shqipja mbi 5 milione skeda drejt degradimit

Kjo është gjendja ku ruhen të gjitha skedat e leksikut të gjuhës shipe. Fondi prej 5.5 milionë skedash ku janë bazuar fjalorët e shqipes që nga viti ‘56, rrezikon të degradohet. Të mbledhura për vite të tërë nga hulumtuesit në të gjithë hapësirën shqiptare, një pjesë e tyre janë shkruar nga dora e  studiusëve si Çabej e Riza.

Në ditën e trashëgimisë kulturore, drejtori i Qendrës Albanologjike, Ardian Marashi ka vendosur të bëjë apel për shpërtimin e kësaj pasurie.

 “Pa këta skedarë ne nuk mund të arrijmë tek ajo që vendet e qytetëruara kanë arritur, te krijimi i asaj që quhet thesari i gjuhës. Në momentin që do kemi mundësi reale ta bëjmë, nuk do të kemi fonde sepse fondet e kartotekës do të jenë degraduar. Ka skeda të tjera që tashmë kanë nisur të degradohen, që janë degraduar shumë dhe tjera që janë bërë të palexueshme. Çështja është të mos arrijmë te kjo pikë”- tha Marashi.

Marashi pranon se gjendja e rëndë e arkivave të gjuhës, etnografisë, arkeologjisë e muzikologjisë do të shmangej vetëm nëse ato dixhitalizohen.

“Fondet në ambientët që janë vënë përpara 45 vitesh në ato ambiente të pa rikonstruktuara janë ende sot. Krahasuar me sot, kushtet nuk janë optimale. Këto fonde janë trajtuar si inventare. Në rradhë të parë, vjen si domosdoshmëri informatizimi i tyre”- tha ai.

Pasuritë e këtyre fushave të trashëgimisë qëndrojnë të mbyllura në hapësira të vogla dhe pa kushte duke i lënë të mbylluara për publikun për vite të tëra.

Aurela Papadhima Azhornuar së fundi ( e hënë , 18 prill 2011 )

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›