E Shtunë, 31 Tetor 2026

Revolucion Papa pro prezervativeve

Papa Benedikti XVI eshte shprehur per here te pare per perdorimin e kufizuar te prezervativeve ne nje liber me intervista qe prezantohet te marten 23.11 ne Vatikan. Per kete hap kreu i Vatikanit po korr levdata.

Per kishen katolike ishin te papritura deklaratat e Papes per te zbutur ndalimin e perdorimit te prezervativeve. Ne pritjen e organizuar ne ambasaden e Selise se Shenjte ne Rome te shtunen ne mbremje 20.11 me rastin e emerimit te kardinaleve te rinj askush nuk donte te prononcohej per kete teme. Megjithate flitet se shume krere te kishes katolike kane shprehur miratimin e tyre per kete hap qe ka qene prej kohesh i nevojshem.

Nje deklarate me lende eksplozive

Gazeta e Vatikanit Osservatore Romano publikoi te shtunen pjese nga nje interviste me Papen ne librin qe do te promovohet te marten. Ne kete interviste Papa nuk eshte parimisht kunder perdorimit te prezervativeve. Me pas media te tjera botuan detaje te reja. Megjithese kisha katolike nuk e sheh perdorimin e prezervativeve si zgjidhje morale dhe te vertete citohet Papa prezervativet mund te jene ne nje rast apo tjeter me qellim reduktimin e rrezikut te infektimit nje hap i duhur drejt nje seksualiteti njerezor te jetuar ndryshe. Papa ne Afrike u shpreh kunder prezervativeve.

Megjithate deklarata e Benediktit permban me shume lende eksplozive. Papa permend prostitutat meshkuj te cilet ne kete menyre mund te ndalojne perhapjen e SIDA-s - nje tjeter teme tabu kjo ndash Papa se pari aludon per homoseksuale qe shiten dhe se dyti sipas kishes katolike kjo forme e seksualitetit nuk duhet te ekzistonte. Gazeta e Vatikanit ne te vertete e ka perkthyer gabimisht pasazhin me percaktimin prostituta femra - ne te vertete Benedikti XVI perdor formulimin meshkuj.

Levdata te menjehershme

Pavaresisht kesaj deklaratat e Papes jane nje ndryshim radikal i qendrimeve te deritanishme te Benediktit. Ai eshte keshtu papa i pare qe shprehet kaq hapur dhe qe u lejon besimtareve katolike perdorimin e prezervativeve ne raste te caktuara. Ende ne udhetimin e tij ne Afrike ne vitin 2009 Papa kishte thene se problemin e SIDA-s nuk mund ta zgjidhin prezervativet. Ky nuk mund te mposhtet nga prezervativet. Perkundrazi. Ato e forcojne problemin - tha Papa ne Afrike.

Per kete deklarate Papa u kritikua ashper. Tanime vijne levdata. Edhe nga Charlotte Knobloch presidente e Keshillit Qendror te Hebrenjve ne Gjermani. Ne nje reagim te saj ne Rome ajo tha Po perparimet qe mund te veresh ketu ne Vatikan jane te dukshme tanime edhe me shume me deklaraten e Papes lidhur me perdorimin e prezervativeve. Shpresoj qe kjo te vazhdoje te zgjerohet.

Por nga ajo cfare kam degjuar per nje kohe te shkurter te gjithe jane te entuziazmuar se si po sillet Papa me kete teme. Edhe nga qeveria bavareze ka pasur miratim per kete qendrim te ri. Ministri i Kultures Ludwig Spaendle tha se realiteti nuk e ka anashkaluar Papen kjo zbutje eshte nje shenje e rendesishme. Duket qarte edhe nje ndryshim i strategjise me median. Kreu ndryshon linjen dhe e ben punen me publikun po vete. Intervista eshte regjistruar ne korrik dhe permbajtja ka qene e njohur qe me pare per Vatikanin.

Edhe nga libri Drita e botes me nentitullin Papa Kisha dhe Shenjat e kohes dalin citate te tjera. Keshtu Papa shprehet kunder ndalimit te pergjithshem te burkes eshte pro ngritjes se xhamive ne vendet perendimore dhe shprehet qarte edhe per doreheqjen. Po qe se nje pape nuk eshte i afte nga ana fizike psikologjike apo shpirterore te ndjeke detyren e tij atehere ai ka te drejten ne kushte te caktuara te jape doreheqjen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›