Pedagogët deputetë, premtimet e Hysit e Markut

Vitet e fundit arsimi i është nështruar shumë reformave në vend. Por, deputetet e ardhshëm të parlamentit shqiptar, pretendojnë se shumë mbetet për të bërë. Siaps Vasilika Hysit, deputete e ardhshme e Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë, arsimi i lartë ka probleme të mëdha të cilësisë. Edhe pse së fundmi ëhstë miratuar edhe një ligj i ri, sipas Hysit ngelet për të bërë shumë në drejtim të autonomisë universitare, statusit të profesorit e të tjerë.
Ndërsa deputeti më i ri i Partisë Demokratike, Mark Marku, deklaron se vitet e fundit ështe eskperimentuar shumë me arsimin. Si një njeri që vjen nga kjo fushë, Marku vlerëson se edhe sa i takon bazës së maturës shtetërore, ajo është e mirë, veçse duhet riparë në disa aspekte, siç është ritestimi pas provimeve për fakultete të veçantë.
Mark Marku, Vasilika Hysi, Et'hem Ruka dhe Besnik Bare, janë 4 emrat më të rinj të parlamentit shqiptar, që vijnë nga bota akademike. Nisur nga ky fakt, universiteti i Tiranës ka nderuar këta emra për arritjen e tyre. Me inisiativë të rektorit Dhori Kule, në këtë universitet është zhvilluar një ceremoni përshëndetëse për katër deputetet e rinj.