Rexhep ne letersi e qose ne politike

Rexhep ne letersi e Qose ne politike - ja ky eshte Rexhep Qosja. I duket vetja si perandor si shqiptari me i madh si patrioti me i madh si dijetari me i madh aty e kthe mbrapsht.
Rexhep Qosja qosja e skajshme e harruara e paduhura dhe e panevojshmja e politikes shqiptare e vuan rende shume rende vetmine e mosperfilljen totale qe i behet ne boten shqiptare nga bota shqiptare.
Ka 20 vjet qe vjell vrer kunder Sali Berishes. Ka 20 vjet qe matet vec me Sali Berishen. Ka 20 vjet qe vec e urren Sali Berishen dhe thur pa nda fleterrufe kunder tij. Ka 20 vjet qe sheh vec zi ne Sali Berishen dhe asnjehere nuk ka mundur ky fare dijetari me artikulue asnje fjale te mire per asnje pune te mire te Sali Berishes.
Me e pakta qe ka nevoje Sali Berisha eshte ti dale zot une ne raport me Rexhep Qosen te cilin e ka denuar me harrim Kosova e gjithe bota shqiptare pervec segmenteve apo organizatave komuniste ne shuarje.
Rexhep Qosja duke dashte me i be te gjitha duke dashte me qene gjithcka per shqiptaret duke dashte me na e mbushe mendjen se edhe pordha e tij i vyen kombit shqiptar duke dashte me zor me i shkele e shuajte te tjeret e me ec neper trupat e te tjereve qe i ka konsiderue miza e bubrreca ka harrue veten e tij ka harrue se kush eshte.
I eshte mbushe mendja se te gjitha mizat bejne mjalte duke harrue se vetem bleta ben mjalte. Dhe vete ka kohe qe nuk eshte blete qe ben mjalte por vec grenze e keqe qe leshon helm.
Ka me deke pa u binde prej urrejtjes se Sali Berisha sa i perket ceshtjes kombetare eshte certifikuar si shqiptari me i madh i derisotshem.
Ate qe te tjeret e enderrojne me mijera vjet Sali Berisha e beri - e bashkoi kombin ndertoi uren e bashkimit.
Sali Berisha ka 20 vjet qe ne politiken shqiptare e kombetare eshte ne krye me votat e shqiptareve. Ose ne krye te shtetit e qeverise ose ne krye te opozites por gjithsesi ne krye e theksoj me vota shqiptaresh.
Ndersa Rexhep Qosja per fatin e tij te keq nuk votohet nga askush ne Kosove as nga nje autobus me shqiptare dhe per kete shkak ai i urren skajshem shqiptaret dhe vetshpallet si me i mencuri si me i dituri si me i pakuptuari nder ne.
Dhe e urren Sali Berishen qe e votojne shqiptaret. Urren Sali Berishen sepse urren shqiptaret te cilet e kane produkt te tyrin Sali Berishen.
Rexhep Qosja Rexhep ne letersi e Qose neveritese ne politike kujton se gjithe shqiptaret jane te hupte dhe ende nuk dine shkrim e kendim. Po tashme njerzia e din se kush eshte Rexhep Qosja.
Shqiptaret nuk harrojne dot se nese ka vjelle kush vner kunder Shqiperise demokracise ne Shqiperi kunder Sali Berishes ky eshte Rexhep Qosja.
Shqiptaret nuk harrojne se ky e quajti revolucion te vonuar demokratik shkaterrimin e Shqiperise ne vitin 1997.
Kur erdhen kufomat e trupave te mbytur ne det ne Vlore Rexhep Qosja u tha qytetareve se ne syte tuaj shoh lumturi kur ne ata sy kishte vec lot e jo lot gezimi.
Rexhep Qosja qe i hiqte diten e punes Ibrahim Rugoves ne Akademi qe Rugova te mos merrte pagen e plote. E kur e shihte se Rugova e merrte pagen pa e numeruar dhe e fuste ne xhep Qosja terbohej pse nuk ankohej Ibra per diten e hequr te punes. Por Ibra ai i madhi qe i pati ofruar mundesi Qoses por Qosja tutej te drejtonte Lidhjen e Shkrimtareve te Kosoves te drejtonte Lidhjen Demokratike te Kosoves te leshonte rrufe e gjeme ne Beograd per te mbrojtur Kosoven Ibra nuk i fuste mendte me te.
Rexhep Qosja qe iu shmang Kosoves u qeth e u rrua taze u vesh si grua vuri shami ne koke dhe erdhi ne nje nga vilat e Bllokut ne Tirane kur Rugova qendronte ne Prishtine ne vitin 1999. Dite me vone kur iu rrit mjekra doli me Hashimin ne ate mot dhe shkoi ne periferi te Tiranes te takohej me shqiptare te debuar.
Eeh ka plot te tjera per Qosen.
Por nuk eshte me koha qe me pallton e zeze zberthyer e me xhepat cele qe te mundnin njerzit te fusnin marka ne xhepat e mbushur plot marka me ece neper korridoret e sallave te mbushura me emigrante shqiptare ne Gjermani e Zvicer. Nuk eshte me koha.
Dhe kur them Rexhep ne letersi e Qose ne politike kam pikerisht parasysh se ai vetem me politike nuk eshte dashur te merrej kurre. Me letersi po sepse ka kontribute. Por nuk eshte kontribut i madh letrar i tij qe na ka mbrojtur para serbeve romantizmin e Naim Frashrit sepse serbet vetem kete romantizem te Naimit nuk na e kane kercenuar kurre.
Rexhepi i letersise e Qoses se politikes nuk ka mundur ta plotesoje detyren para atdheut. Ka patur gjithe financat e duhura ne dore te tij gjithe popullin ne dispozicion marka sa te donte qe te mund te botonte historine e vertete te Kosoves ne gjithe gjuhet e medha e jo vec ne serbisht e rusisht qe ai njeh ne miliona kopje qe bota te mesonte historine tone. Nderkohe qe serbet e kane bere mire kete gje. Kush e ka ndale Qosen per kete
Ka pasur ne dore gjithe akademine dhe po te donte do te mundej ti tregonte botes se Kosova eshte shqiptare kishat ne Kosove jane shqiptare e jo serbe.
Por Qosja eshte marre me perralla e me inate e me vogelina. Eumlshte mate me dy te medhenjte e botes shqiptare Ibrahim Rugoven e Sali Berishen te cilet asnjehere nuk e kane marre seriozisht duket kete Qosen e politikes.
I shkrova keto radhe dhe me vjen keq pse. Jam emnak me Rexhep Qosen. Per Rexhepin e letersise cohem ne kembe sepse eshte i madh shume i madh me literaturen e tij me romanet e tij. Por une dua me shume kam dashte me shume sepse ai eshte aq i madh e i zoti ne kete fushe sa ai mundej te jepte me shume me shume se shumekush.
E per Qosen e politikes merre me leng se mishi u sos. Sa per nder kishim me ia dite qe ai te heshtte e te mos ngaterronte politiken shqiptare te mos mbillte urrejtje sepse si mbjelles urrejtjeje eshte i mire - pikon si pika e strehes ne gur dhe e len shenjen.