E Diel, 1 Nëntor 2026

Koha per hetim

/ /

NgaARANITA BRAHAJ

Ne teorine e hetimit te nje ngjarjeje kriminale me deme dhe viktima faji nuk eshte asnjehere jetim. Per shkencen penale faji eshte gjithmone me dashje ose me pakujdesi neni 14 Kodi penal. Per ligjin penal fajtor me dashje eshte ai qe parashikon pasojat dhe me ndergjegje lejon ardhjen e tyre neni 15 Kodi Penal. Me dashje indirekte vepron ai qe megjithese nuk i deshiron me ndergjegje lejon ardhjen. Me pakujdesi vepron ai qe nuk parashikon pasojat megjithese  sipas rrethanave duhej dhe kishte mundesi Neni 16 Kodi Penal.
Me 21 janar pasojat sipas rrezikshmerise penale dhe lidhjes shkak-pasoje jane police te plagosur ne detyre territor i selise se shtetit i shkelur me dhune flamur kombetar i dhunuar nje gazetar i plagosur ne krye te detyres tre njerez te vrare me arme zjarri dhjetera efektive e civile te plagosur. Keto jane te deshmuara nga kamera te televizioneve shqiptare e te huaja. Kjo date duhet hetuar gjate pa humbur me kohe me seriozitet me shume kendveshtrime e me integritet profesional te burrave dhe grave qe me tager te Kushtetutes kane pikerisht kete detyre.
Nen hetim duhet te jene ata qe nisen demonstraten e 21 janarit ndonjeri me thirrje per skenar Tunizie ndonje tjeter me bilance publike per deshmore te munguar e te tjere qe ftuan popullin te tejkalonte politiken per te marre ne dore fatet e tij. Artikulues te ketyre thirrjeve duhet te hetohen nese kishin parashikuar deshiruar lejuar pasojat e hidhura te 21 janarit duke deshmuar pas nje jave me 28 janar se ekzaktesisht dinin te parashikonin deshironin e lejonin nje demonstrim human e te qyteteruar.
Nen hetim duhet te jene edhe ata qe per shkak te detyres hartuan dhe ekzekutuan nje plan masash per te mbrojtur seline e shtetit. Sa te afte ishin te parashikonin apo te neglizhonin trajektoret e plumbave te Gardes te mbronin hyrjen kryesore te Kryeministrise te shperndanin me mjete ne proporcion me rrezikun turme dhe te ndalonin elementet agresive e te inkriminuar.
Te paret me veprimet edhe mosveprimet e datave para dhe gjate 21 janarit kane vepruar duke konkurruar me figura veprash penale te parashkruara ne nenin 221 Kryengritje dhe nenin 223 Thirrje publike per veprime te dhunshme. Te dytet kane ushtruar ose shperdoruar detyren e per pasoje kane kryer veprime ku pasojat jane te njejta me ato te veprimeve te parashikuara ne Kodin tone Penal nenin 79 pika e pra Vrasje ne rrethana te tjera cilesuese ne menyre te rrezikshme per jeten e shume personave. Kjo jo detyrimisht ne pergjegjesi penale. Te paret jane ne kushte te veprimit me dashje direkt ose indirekt pasi njoftuan qytetaret ne cdo shtepi per te qene ne daten 21 janar perpara Kryeministrise vendngjarja. Te dytet efektive ne detyre per shkak te kronologjise se ngjarjeve kane me shume shanse te shkarkohen perjashtohen nga pergjegjesia e cdo vepre penale kryer me dashje te drejtperdrejte neni 79 pasi cdo lloj veprimi i kryer eshte paraprire ne menyre kronologjike nga veprime te te tjereve si dhe eshte vendosja e njerezve perpara Kryeministrise.
Kryengritja e armatosur ne Kodin tone Penal perkufizohet si  Pjesemarrje ne veprime masive te dhunshme si vendosje pengesash apo barrikadash per te ndaluar forcat e rendit rezistence me arme apo armatosje e tyre pushtim me force i ndertesave kryerje e plackitjeve grumbullim apo venie ne dispozicion e armeve municioneve dhe njerezve krijim i lehtesirave ne favor te kryengritesve te bera per te permbysur rendin kushtetues marrja pjese si udheheqes apo organizator ne veprimet e mesiperme denohet me burgim te perjetshem. Ndersa neni 223 Thirrjet e bera publikisht per te kryer vepra te dhunshme kunder rendit kushtetues denohen me gjobe ose me burgim gjer ne tre vjet.
Te dy palet duhen hetuar. Dhe meqenese ngjarja ka shume sensibilitet politik e qytetar ekspertiza e fakteve eshte nje nga elementet decizive ne zbardhje faji dhe vertetim ngjarjesh. Prezenca e ekspertizes amerikane ne hetim eshte nje fakt pozitiv dhe duhet konsideruar. Nderkohe palet ne apo nen hetim duhet te terhiqen nga replika mediatike mbi punen e organit procedues. I rendesishem eshte fakti qe cdo akuze e klasifikuar e cdo pergjegjesi penale e adresuar nga Prokuroria eshte nje vendim i njeres pale kundrejt pales tjeter qe eshte nen procedim. Per shkak te sistemit tone gjyqesor sistem akuzator e jo inkuizitor si sistemi i perpara 90-s edhe fjalen e fundit per fajesi konkrete do ta thote gjyqesori me tre nivelet e tij.
Urdher-ndalimet e gjashte funksionareve te Gardes e kane humbur vleren e tyre procedurale. Kjo ka ndodhur jo per arsye te mosekzekutimit nga ana e Policise se Shtetit por per shkak te faktit se nuk jane derguar brenda dyzet e tete oreve per vleresim prane gjykates. Pavlefshmerine e urdher-ndalimeve dhe permbajtjes se tyre e percakton neni 258 K. Pr. Penale Kerkesa e vleftesimit te arrestimit ose ndalimit afat brenda dyzet e tete oreve. Ne kete mosveprim te pakten publikisht i paanoncuar organi i akuzes duket se ka rimarre ne shqyrtim vendimin e tij dhe klasifikimin e veprimit penal te formuluar ne oret e para te dates 22 janar ne urdher-ndalime. Kushdo qe ka sadopak kulture juridike dhe njohje nga proceduara penale analizon lehtesisht se ky veprim deshmon defekt ne fillimin e hetimit te ngjarjes. Ne rastin me te mire Prokuroria ka rivleresuar urdher-ndalimin dhe nuk e ka konsideruar te bazuar teknikisht e keshtu nuk e ka percjelle prane gjykates vleresimin e saj duke pranuar nje lloj nxitimi profesional. Ne rastin me te keq Prokuroria ka te njejtin qendrim profesional per ngjarjen por eshte stepur perpara presioneve politike apo te tjera te ketij lloji. Ky veprim ne te dy variantet e mundshme te tij eshte teper problematik per cilesine e hetimit. Tashme edhe me perfshirjen e ekspertizes amerikane duhet seriozitet dhe profesionalitet i paleve per hetim gjyqesor te ngjarjes. Pas protestes qytetare te dates 28 janar eshte koha per hetim serioz. Ata qe kane tagrin e hetimit duhet te tregojne integritet profesional e qytetar aftesi per te perballuar presionin politik e per te ushtruar vetekerkese profesionale maksimale. Nje rast i perseritur veteterheqjeje profesionale perkon me kushte te nje doreheqjeje personale nga hetimi ose detyra. Nga ana tjeter prokuroret e shtetit duhen inkurajuar pertej perkatesise gjinore e duhen lene te punojne ne zyrat e hetimit per vendosur zedhenesen apo keshilltarin perballe publikut dhe retorikes mediatike.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›