E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur Prokurorise i merret shpata e ligjit

/ /

NgaKOLI BELE

Menyra me e qarte per te kuptuar se cfare vlere ka shteti i se drejtes ne jeten tone te perditshme eshte te kujtojme se cfare ndodh kur nuk ka shtet te se drejtes Keto jane fjalet kuptimplote te thena nga heroi i Luftes se Dyte Boterore Presidenti i 34 i SHBA-ve Ajzenhauer  Eisenhower i cili ne fakt nuk i referohej pervojes ne demokracine funksionale ku jetonte por diktatures naziste te cilen e luftoi pa kompromis.
Ne shqiptaret qe kemi jetuar vitin e mbrapshte 97 e dime se cfare do te thote te jetosh jo vetem pa shtet te se drejtes ose me thjesht shtet ligjor dhe cfare kostosh prodhon anarkia qe e shoqeron.
Por cilet jane garantet e shtetit ligjor ne nje republike  demokratike. Sigurisht qe nuk eshte as Garda e as Forcat e Armatosura. Historia ka treguar e vazhdon te deshmoje se pothuaj cdo diktature mbeshtetet tek se paku njera prej tyre.  Pa diskutim rojtari i pare dhe kryesor i demokracise ne boten ku jetojne eshte pushteti i pavarur gjyqesor. Kjo eshte arsyeja qe prej 20 vitesh cdo raport nderkombetar fillon me kryefjalen pavaresi e gjyqesorit duke perfshire dhe Prokurorine e cila eshte institucioni qe ushtron ndjekjen penale ne emer te shtetit Edhe ne shtetet si SHBA ku  Prokurori i Pergjithshem eshte njekohesisht dhe Minister Drejtesie nuk duhet ngaterruar per asnje cast varesia administrative nga pavaresia e prokurorit te ceshtjes ne vendimmarrje dhe ushtrimin e ndjekjes penale. Mjafton te kujtojme historine e Italise ne 30 vitet e fundit dhe rolin e Prokurorise dhe gjyqtareve hetues e cila ka hetuar me shume se gjysmen e klases politike.
Por Prokurorise i duhen mjetet dhe forca e ligjit per te mundesuar hetimin edhe kur mazhorancave politike nuk u pelqen. Ndaj nuk eshte rastesi qe shpesh prokurorite ne bote madje edhe Shoqata Nderkombetare e Prokuroreve kane si  logo perendeshen e drejtesise Justicia per romaket ose Thetis per greket e vjeter e personifikuar si nje femer me sy te lidhur e qe ne nje dore mban shpaten dhe ne tjetren peshoren Sigurisht qe Policia Gjyqesore si pjese e ndjekjes penale simbolizon me se shumti kete shpate.
Diskutimet e para pak viteve lidhur me heqjen e imunitetit simbolik qe kishin prokuroret kane ngritur shqetesimin se  akuzes mund ti dobesohej krahu qe mbante shpaten. Ndersa problemi qe shtrohet sot eshte shume me akut Prokurorise ne Shqiperi prej dates 22 janar ia kane hequr nga dora shpaten e ligjit duke e tentuar ta katandisin ne nje grua me sy te lidhur. E per rrjedhoje te pafuqishme te zbatoje ligjin
Duke ju larguar simbolikes dhe duke zbritur ne realitetin e hidhur te politikes shqiptare refuzimi nga policia i ekzekutimit te urdhrave te ndalimit te Prokurorise per 6 gardistet eshte pak te quhet ne kundershtim me ligjin. Mediat ndoshta per ti dhene nje mbrojtje nga lart kane folur per urdhrat e ndalimit sikur jane leshuar nga Prokuroria e Pergjithshme. Por tanime nuk perben asnje sekret qe urdhrat jane leshuar nga grupi i prokuroreve te Tiranes qe ka kompetencen lendore per hetimin e kesaj ceshtjeje dhe nuk eshte e nevojshme te merret si perforcim imazh ai i Prokurorise se Pergjithshme. Perkundrazi Prokuroria dhe Prokurorja e Pergjithshme i takon te marre zemer nga prokuroret e shkalles se pare te cilet edhe kur politikane te mbrojtur me imunitet i shajne zor se kane luksin te dalin ne konference shtypi ne krah te ambasadorit akoma te ri amerikan. Ndaj edhe Prokurorja e Pergjithshme ne ushtrim te detyres se saj kushtetuese duhet ta thote prere qarte dhe me ze te larte ate qe eshte shkruar ne Kodin e Procedures Penale qe ne vitin 1995 kur ishte e njejta mazhorance ne pushtet Urdhrat e cilitdo prokuror te shkalles se pare mund te goditen vetem para gjykates.
Thene me qarte ne cdo rast qe nje prokuror gjate hetimit urdheron ndalimin e nje shtetasi policia ka vetem nje rruge per te ndjekur te zbatoje ligjin i cili gjithashtu e detyron prokurorin te shkoje para gjykates dhe te japi llogari per provat dhe shkakun ligjor te ndalimit. shte gjykata ajo qe thote fjalen e fundit dhe natyrisht ka mjaft raste qe gjykatat i shfuqizojne keto urdhra. Keshtu funksionon sistemi i drejtesise penale dhe moszbatimi i ketyre aksiomave do ta paralizonte duke prodhuar pashmangshmerisht anarki
Sado te mira te jene qellimet ligji nuk lejon asnje lloj marreveshjeje midis Policise dhe Prokurores se Pergjithshme qofte e ne prezence nderkombetare per moszbatimin e nje urdhri procedural.
Natyrisht qe ndalimi i drejtuesve te Gardes nuk eshte nje akt qe ndodh shpesh ashtu sic edhe protestat qe sjellin vrasjen e pjesemarresve jane po te rralla. E fundit ka ndodhur gati 20 vite me pare ne 2 prill ne Shkoder dhe per pasoje u arrestuan deri ne nivel ish-ministri i Rendit te asaj kohe. shte e pavend te thellohem ne paralelizma per sa kohe qe kjo ngjarje eshte akoma ne hetim por sigurisht qe ka shume ndryshime midis dy koherave ku me i dukshmi jane dhjetera kamera qe monitoruan protesten por edhe vrasjet.
E pra ne keto vite 20 vite ne Shqiperi jane arrestuar deputete zv.ministra zv.guvernatore banke etj. per te mos folur per ish-presidente e ish-kryeministra te cilet ne fillim vitet 90 arrestoheshin me 2 gisht urdher te hartuar me se shumti nga prokurore e gjyqtare 23-vjecare.
Asnje shqiptar nuk ka shkak te lumturohet se ndaj  komandantit te Gardes te Republikes eshte nxjerre urdher ndalimi nga Prokuroria. Mirepo cdo shqiptar ka shkak te hidherohet qe ne republiken e tij nje urdher i ligjshem i prokurorise nuk zbatohet se nuk do mazhoranca apo qofte edhe 140 deputetet e Parlamentit.
Argumenti se drejtuesit e Gardes ruajne republiken eshte sa i pavend aq edhe lehtesisht i keqperdorshem. Shtetin apo republiken e garanton dhe e ruan zbatimi i ligjit dhe institucionet dhe jo individet qe kane privilegjin te jene drejtuesit e radhes se tyre. Shteti shqiptar ka 100 vjet qe ekziston jane nderruar me dhjetera kryeministra prokurore te Pergjithshem e komandante Garde dhe do te nderrohen me qindra e mijera te tjere sa kohe qe bashkesia e kombeve te kete vend per nje shtet qe quhet Shqiperi. 
shte gjithashtu e padrejte te spekulohet lidhur me faktet dhe rrethanat konkrete qe kane bindur grupin e prokuroreve te nxjerrin ato urdhra ndalimi. Por cdo profesionist qe ka punuar sado-pak ne drejtesine penale e di fort mire se nje grup hetimor i perbere nga 4-5 prokurore me eksperience duhet te kene pasur arsyet e tyre te forta per nje vendimmarrje te tille e cila sigurisht pret gjykaten ti vendosi vulen e thate duke e pranuar ose refuzuar pjeserisht apo teresisht  Gjithsesi faktet jane kokeforta dhe policia refuzon te zbatoje urdhrat e prokurorit duke refuzuar te permbushi detyren sipas ligjit Per policine gjyqesore i cili nuk le shkak per shume interpretim.
Neni 4 i ligjit Varesia e policise gjyqesore percakton se 
1. Ne ushtrimin e detyrave dhe te funksioneve te saj policia gjyqesore eshte ne varesi dhe drejtohet e kontrollohet nga prokurori.
2. Gjykata ngarkon dhe urdheron policine gjyqesore per kryerjen e detyrave procedurale nepermjet prokurorit... 
Po keshtu ne interpretim strikt te ligjit nenit 14 pika 1  edhe raportimi i veprimeve procedurale jashte zyres se prokurorit eshte i palejueshem dhe i denueshem per oficeret e Policise Gjyqesore. Ne asnje nga 19 nenet e ketij ligji dhe 525 nenet e Kodit te Procedures Penale nuk parashikon qofte edhe ndonje rrethane kur policia mund te refuzoje urdhrin e ligjshem te prokurorit Mirepo dikush mund te kerkoje te luaje me tog-fjaleshin urdher i ligjshem. Per fat te keq  politikaneve ne ndryshim nga oficeret e Policise Gjyqesore u  lejohet te luajne me fjalet. I takon policise te refuzoje ti degjoje ato Ndaj dhe te njejtit partnere nderkombetare theksojne po prej 20 vitesh detyrimin e vendit per te pasur nje polici profesioniste dhe te depolitizuar. Sigurisht qe urdhri i ndalimit ndaj cdo shtetasi pa imunitet ne territorin e Shqiperise i leshuar nga secili prej gati 300 prokuroreve te shkalles se pare ne kuader te hetimit te nje ceshtjeje penale eshte nje urdher i ligjshem dhe vetem gjykata mund ta anuloje ate.
Le te supozojme per nje moment se pasi urdhrat te ekzekutohen e gjykata vendos qe disa apo te gjashte gardistet te lihen te lire. Ne zbatim te Kodit te Procedures e te ligjit per Policine Gjyqesore vendimi i gjykates zbatohet nga policia e burgjeve vetem pasi prokurori leshon urdhrin e ekzekutimit. Po sikur prokuroret kokeforte te refuzonin te nxirrnin kete urdher duke pretenduar se vendimi i gjykates eshte i paligjshem e duhet pritur vendimi i apelit Sigurisht qe kjo smund te ndodhe ne nje shtet demokratik e ne te njejten logjike as edhe situata absurde deshmitare te se ciles jemi prej 10 ditesh. Ndoshta ne nje shtet policor por kurrsesi jo ne nje shtet demokratik e ligjor
Por pse mos te supozojme me dashamiresi nje zgjidhje per  situaten e paprecedent te krijuar Le te themi se policia informon prokurorine se do i coje perpara prokurorit gjashte gardistet. shte e drejta e policise ti coje ata pa pranga pasi edhe pse te dyshuar e nen hetim jane kolege e oficere e sigurisht te pafajshem per sa kohe qe ska nje vendim gjykate ndaj tyre. Per te njejtat arsye i takon prokurorise qe vleresimi i urdhrit te ndalimit te dergohet ne gjykate pa vonese pasi nuk ka asnje pengese ligjore qe nje gje e tille te behet brenda pak oreve. Po ashtu i takon gjykates te jape nje vendim sa me te shpejte pasi edhe ajo ska asnje arsye morale apo ligjore ta vonoje vendimmarrjen e saj.
Thene me shkoqur ska pengese ligjore qe vleresimi ne gjykate i urdhrave te policise te behet brenda te njejtes dite pune duke nderprere kete situate paligjshmerie nga e cila nuk fiton askush. Ose te pakten jo oficeret e dyshuar te Gardes e as ata te policise qe pasi kane shume vite qe zbatojne urdhrat e prokuroreve eshte e veshtire te besohet se jane te lumtur me situaten e krijuar.
Pavaresisht nga modalitetet vetem ekzekutimi dhe vleresimi ne gjykate do te sillte ne vend ligjshmerine ne hetimin e kesaj ceshtjeje ne kuptimin qe ky term ka per proceduren ligjore e shtetin e se drejtes i cili nuk eshte aspak i lidhur me deklaratat patetike te ndonje deputeti. Qofte ky i fundit edhe jurist
Duke e mbyllur kete analize problemi nuk eshte tek Prokuroria por tek themelet kushtetuese mbi te cilat mbeshtetet ai qe quhet shtet i se drejtes. shte e sigurt qe sado te vonohet heret a vone Prokurorise do ti kthehet shpata simbolike e ligjit pasi ajo eshte e qenesishme per ekzistencen e shtetit shume me teper sesa fati individual i drejtuesve te Gardes Prokurorise apo edhe Qeverise. Shteti ligjor eshte kusht i demokracise dhe e ardhmja demokratike e europiane e ketij vendi nuk diskutohet.
Per fat te keq eshte ne diskutim koha qe do duhet per ta arritur ate
Ish-prokuror

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›