E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me shume DICK se DICK Marty

/ /

NgaGERTI BOGDANI

Duket se zhurma dhe politika e opozites ne kete fillimviti e ka vendosur.Shqiperine edhe nje here per gjate nje jave te tere ne listen e lajmeve kryesore te stacioneve kryesore nderkombetare. Ajo qe me shume mundim ishte arritur keto vite te fundit dite pas dite dhe hap pas hapi qe Shqiperia te permendej pozitivisht ne lajmet e mediave boterore qe Shqiperia te ishte destinacioni i pare turistik per vitin 2011 lideri i opozites dhe nje grup i vogel njerezish arriten ta shkaterrojne per vetem 5 ore kur dogjen makina e peme goditen me shkopinj e hunj hodhen gure e deri bomba Molotov gjate mesymjes se Kryeministrise se vendit ne tentativen e tyre te deshtuar per grusht shteti.
Por jo vetem kaq Demonstrata e 21 janarit e drejtuar nga z. Rama arriti te vendose dhunen ne fokusin e opinionit publik duke hequr nderkohe vemendjen dhe fokusin ne nga nje nga ceshtjet me te rendesishme aktuale per shqiptaret dhe dinjitetin tone kombetar raporti famekeq i DICK Marty-t.
Raporti i DICK Marty duhet te ishte kryefjala e momentit dhe te bashkonte te gjithe klasen politike shqiptare... por duket se lideri i opozites ka gjera me te rendesishme per te bere dhe interesa e deshira krejtesisht personale per te kenaqur. Fatkeqesisht per Shqiperine dhe shqiptaret zoti Rama gjen gjithmone dicka tjeter per te bere dhe per tu marre kur per kohet jane te rendesishme per Shqiperine dhe shqiptaret. Kete here duke e kaluar cakun dhe duke u munduar ta ktheje Shqiperine edhe nje here njezet vite e kusur pas ne kohen e historive me zhurmues.
shte e cuditshme qe gjithmone kur shqiptaret kane nevoje me shume se kurre qe te jene te bashkuar dhe te kthjellet ne politiken e tyre kur Kosova dhe te gjithe shqiptaret cenohen nga nje raport teresisht anti-shqiptar dhe jo-human kur ne Maqedoni shqiptaret nuk diskutojne te drejtat e tyre legjitime te cilat marreveshja e Ohrit duhet ti garantoje por kane filluar luften e dosjeve mes njeri-tjetrit ne keto momente kur po pergatitet regjistrimi total i shqiptareve ne rajon pikerisht ne keto momente Shqiperia duhet te ishte me e qendrueshme dhe me e shendetshme se asnjehere tjeter.
Per me teper qe nuk ka arsye te mos jete. Sepse jetojme ne nje kohe kur cdo qytetar shqiptar i majte apo i djathte i vogel apo i madh mund te levize pa viza ne Europe eshte anetar i NATO-s eshte qytetar i vendit qe u shpall nga bota mbare numri 1 i turizmit per 2011-en dhe qe ka shenuar zhvillime me shume se cdo vend tjeter ne kohen me te shkurter.
Vec faktit qe mbase ka edhe nje Dick Marty shqiptar i cili i fton i organizon dhe i nxit shqiptaret me lejoni te korrigjoj jo shqiptaret por nje grusht te vogel huliganesh anti-shqiptare ne demonstrate dhune dhe grusht-shteti.
Sikunder raporti i DICK Marty-t i votuar ne 25 janar eshte krejtesisht anti-shqiptar
Ajo qe zoti Rama i beri Shqiperise ne 21 janar eshte krejtesisht anti-shqiptare dhe nuk zhbehet dot me nje konference per shtyp shumegjuheshe e cila filloi ne anglisht dhe mbaroi ne italisht. uditerisht nuk kishte edhe sekuenca ne greqisht duke pasur parasysh faktin qe zoti Rama eshte nje foles i mire i greqishtes se paster.
Ajo qe zoti Rama i beri flamurit shqiptar ne 21 janar duke e flakur si lecke nga dora e nje rrugaci eshte krejtesisht antishqiptare.
Duket se keta zoterinj kane te perbashket jo vetem rezultatin e veprimeve te tyre por edhe menyren se si i bazojne ato.
Nese DICK Marty e fillon raportin e tij mbi nje liber te shkruar nga Karla Del Ponte e cila per sa kohe ishte prokurore ne Hage nuk arriti te vertetoje asgje lideri i opozites e fillon diskursin e tij politik mbi zgjedhjet e 28 Qershorit vertetesia dhe cilesia e te cilave ishte vleresuar maksimalisht nga te gjithe faktoret nderkombetare.
Nese DICK Marty e bazon raportin e tij jo mbi prova dhe fakte konkrete por mbi hamendesi dhe deduksione te tij te cilat duhen provuar dhe vertetuar lideri i opozites e bazon diskursin e tij politik mbi manipulime dhe rrefime prifterinjsh mekatare ne vetvete te cilat duhen provuar dhe vertetuar.
Nese DICK Marty me raportet e tij sulmon jo vetem shqiptaret por edhe shtetin amerikan sic ben me raportin e tij te vitit 2007 lideri i opozites me dhunen e tij fizike sulmon nje nga institucionet kryesore kushtetuese te vendit Kryeministrine nderkohe qe me paaftesine e tij politike mbyll veshet ndaj thirrjeve te nderkombetareve dhe mbi te gjitha ato te Departamentit te Shtetit Amerikan.
Nese DICK Marty e gjen mbeshtetjen e raportit te tij tek lobingjet antishqiptare serbe dhe sllave lideri i opozites e gjen mbeshtetjen per kauzen e tij te humbur tek disa ish-politikane qe qytetaret shqiptare me voten e tyre i lane jashte Parlamentit dhe jashte politikes.
Natyrshem mund te linde pyetja Perse me shume DICK se DICK Marty
Perpos te perbashketave DICK Marty dhe z. Rama kane nje ndryshim shume rrenjesor. Nese antishqiptari Marty eshte shtetas zvicerian megjithese nga cfare ka treguar deri tani fare mire mund te ishte edhe qytetar qofte edhe nderi i Serbise antishqiptari Rama eshte shtetas shqiptar.
Megjithate historia mijeravjecare e Shqiperise ka treguar se sa do qe ta kene luftuar ate armiq nga jashte apo Hamzenj nga brenda ky vend dhe komb ekziston ketu qe prej fillimeve te historise se ketij gadishulli tashme me nje te ardhme te qarte europiane dhe perendimore. Dhe pavaresisht te gjithe negativitetit qe solli demonstrata e nje jave me pare pati edhe disa elemente pozitive qe sjellin shprese.
21 janari tregoi se Shqiperia nuk i do dhe nuk i perkrah njerez te tille dhe keta te fundit jane te paket ne numer. 21 janari tregoi qe Shqiperia ka miq te mire ne Perendim dhe mbi te gjitha ne kontinentin pertej oqeanit. 21 janari tregoi qe shqiptaret jane qytetare dhe jo vetem distancohen por e denojne dhunen. 21 janari tregoi qe shteti yne eshte i qendrueshem dhe qe institucionet jane forcuar forcat e ruajtjes se rendit treguan qe jemi vend i denje anetar I NATO-s. 21 janari tregoi qe SHQIPTART e DUAN dhe e MBROJN FLAMURIN e tyre

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›