PS mbledh kryesinë, vendoset pë kandidatët
TIRANE- Lista perfundimtare e kandidateve te PS-se per zgjedhjet e pushtetit vendor me 8 maj, pritet te saktesohet sot. Partia Socialiste pritet te mbledhë pasdite kryesinë e saj për të vendosur për listën përfundimtare të kandidatëve për kryetarë komunash dhe bashkish në të gjithë vendin.
Ne Asamblene e PS-se, mbajtur pak kohe me pare, deputeti Blendi Klosi deklaroi se do te jete kryesia qe do te zyrtarizoje kandidatet, te cilet do te jene publike brenda dates 28 mars. Dite qe perkon edhe me afatin e fundit te regjistrimit te tyre ne Komisonin Qendror te Zgjedhjeve.
Vetem dy dite me pare, kreu i PS-se, Edi Rama vetedeklaroi rikandidimin per nje mandat te katert per bashkine e Tiranes, duke shprehur sigurine se do te votohet edhe kete here. Po ashtu, jane deklaruar edhe nje sere kandidatesh te tjere per bashkite e vendit, te cilet gjithsesi pritet te zyrtarizohen.