E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venezuele parlamenti ne kaos

Në Venezuelë seanca parlamentare është transformaur në një sherr masiv për shkak të kundërshtimit të rezultateve zgjedhore. Sipas opozitës shtatë nga përfaqësuesit e saj janë goditur ndërsa protestonin kundër një urdhëri që i ndalon ata të flasin në Asamble. Henriko Kapriles vazhdon të mos njohë legjitimitetin e Nikolas Maduro që tashmë është shpallur presidenti i ri i vendit. Por përfaqësuesit e opozitës shprehen të vendosur se do të vazhdojnë betejën e tyre për ti dhënë një të ardhme Venezuelës. Kapriles rivali i Maduros në zgjedhjet presidenciale ka akuzuar qeverunë se ka manipuluar zgjedhjet e 14 prillit, rezultatet e të cilave kanë shkaktuar protesta në vend. Pasardhësi dhe një nga njerëzit më besnikë të Hugo Çavez ka fituar me një avantazh prej 1.49 për qind. Kandidati i opozitës ka dekalruar se do i drejtohet gjykatës së lartë në vend me objektivin për të riorganizuar zgjedhjet presidenciale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›