eshtja Timoshenko Strasburgu denon vendimin e gjykates ukrainase
Qeveria ukrainase ka marrë edhe më shumë kohë duke mos komentuar vendimin e gjykatës europiane për të drejtat e njeriut që ka cilësuar si të paligjshëm dhe arbitrar burgimin për lideren e opozitës në vend Julia Timoshenko. Ish kryeministrja – heroinë e revolucionit portokalli po vuan dënimin me 7 vjet burg që nga viti 2011 pas shpalljes fajtore për akuzën e abuzimit me pushtetin. Vajza e saj ka deklaruar se pas vendimit të gjykatës së Strasburgut, presidenti Janukovic, duhet të pranojë se Timoshenko është një e burgosur politike dhe të urdhërojë sa më shpejt lirimin e saj.