Rexhepi Jemi optimiste per progresin
Ministri i brendshem Bajram Rexhepi thote se jane plotesuar shume rekomandime te dala nga raporti i kaluar dhe se kete vit Kosova nuk do te jete ne qender te kritikave.
Policia ka arritur shume rezultate sidomos ne 6 muajt e fundit po ashtu edhe ne procesin e sigurise ka patur funksionalizim total tha ministri. Rexhepi thote se eshte shenuar perparim i dukshem edhe ne aspektin e sigurise ne Mitrovicen e Veriut dhe si rrjedhoje shume parti politike serbe atje kane treguar gatishmeri per te marre pjese ne zgjedhje.
Indirekt kane shprehur gatishmeri shume parti serbe per te marre pjese ne zgjedhje tha Rexhepi.
Sa i perket emerimit te drejtorit te ri Pergjithshem te Policise pas shkarkimit te ushtruesit te detyres Behar Selimi Rexhepi tha se gjate javes se ardhshme do te emerohet drejtori i ri.
Ministri i Brendshem ritheksoi se Behar Selimi personalisht ka kerkuar te futet ne politike dhe te lere policine. Ai mohoi cdo presion te mundshem ndaj tij.