Vizat Fajon Kosova se shpejti lajme pozitive

Keshtu tha eurodeputetja sllovene Tanja Fajon gjate nje takimi me grupin punues nderministror per ceshtje te heqjes se regjimit te vizave.
Jam e sigurte qe do te jete nje rruge e gjate. Mirepo mirepres qe ne fund do te kemi nje rezultat te mire. Kam shenja nga Komisioni Evropian qe Kosova do te marre lajme pozitive nga fundi i vitit. Mirepo e rendesishme eshte ajo qe behet ketu. Sepse te gjitha rezultatet qe i keni do ta pershpejtojne proceduren. Prandaj perqendrohuni ne ate qe do te beni ne muajt e ardhshem u shpreh Fajon.
Zyrtaret qeveritare vazhdojne ti thone europianeve se heqja e vizave per qytetaret e Kosoves nuk do ta demtonte Bashkimin Evropian por perkundrazi Kosova ka vlera te mjaftueshme per ti sjelle komunitet evropian.
Ndersa shoqeria civile shpeshhere ka ngritur shqetesimin e izolimit te Kosoves pas heqjes se mundshme te vizave per Shqiperine dhe Bosnjen duke e perkufizuar me fjalet Kosova te jetosh ne geto.