Rexhepi: Koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in për sigurinë
MITROVICE - “Do të koordinohemi me EULEX-in dhe KFOR-in që bashkërisht ta rrisim nivelin e sigurisë”, - deklaroi sot në Mitrovicë ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi, pas incidenteve dhe tensionimeve në veri, ku është shtuar prania e forcave të sigurisë.
Në qytetin më të madh verior kosovar sot janë parë edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni dhe shefi Agjencisë Kosovare të Inteligjencës,Bashkim Smakaj, të cilët kanë qenë në një takim me ministrin Rexhepi, sipas raportimit sonte të një televizioni.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti ka deklaruar se incidenti në zonën e “Tre rrokaqiejve” në veri, ku dje nga shpërthimi në një banesë të një familje shqiptare pati një të vrarë e disa të plagosur, është nën hetime të sektorit të hetimeve kundër terrorizmit.
Sonte raportohet për një situatë më të qetë në Mitrovicë, dhe se patrullat e policisë janë edhe në zonën e “Tre rrokaqiejve”, edhe pasi sot pas mesditës grupet serbe kanë demoluar kontenjerin e pikës statike të Policisë së Kosovës pak minuta pasi ishte vendosur.
Pas incidentit të djeshëm të shpërthimit në banesë dhe tensioneve të sotme, gjatë ditës janë parë një numër banorësh shqiptarë të veriut duke u larguar përkohësisht drejt jugut të qytetit të Mitrovicës.
(er.nu/BalkanWeb)