Fier, arrestohet anëtari i Kësh.Bashkiak, i dënuar në Itali me 40 vite burg
FIER - Policia e Fierit arrestoi 47-vjeçarin Fatmir Kajolli, i dënuar nga drejtësia italiane për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në organizata kriminale.
Arrestimi i Kajollit u bë për qëllim ekstradimi në shtetin fqinj, ku ai është dënuar nga dy gjykata, në Romë dhe Milano, me 16 dhe 24 vite burg.
Fatmir Kajolli, i cili është aktualisht anëtar i Këshillit Bashkiak të Fierit, ku përfaqëson Partinë Republikane, pritet të ekstradohet në Itali ku do të vuajnë dënimin.
(er.nu/BalkanWeb)