Akciza tek doganat, debat në Komisionin e Ekonomisë
TIRANE-Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka shqyrtuar projektligjin e ri të akcizave. Drafti parashikon që duke filluar nga 1 korriku, akciza të menaxhohet vetëm nga doganat, si për mallrat e importit, ashtu edhe për ato të prodhuara në vend
“Për të rritur eficencën në administrim dhe për të bërë sa më të kontrollueshëm prodhimin e këtyre mallrave të akcizës është menduar që administrata doganore të jetë ajo që do të trajtojë dhe do të administrojë mallrat e akcizës si në import ashtu dhe brenda vendit. Ky pr/ligj do të jetë gjithashtu dhe në kuadër të detyrimeve që ne kemi marrë për përafrimin me legjislacionin evropian. Është diskutuar gjerësisht me grupet e interesit. Mendohet që ky ligj të jetë efektiv që prej datës 1 Korrik”, u shpreh Alfred Rushaj, zv.minister i Financave
Projektligji është diskutuar në komisionin parlamentar të ekonomisë, ku opozita ka shprehur disa rezerva.
“Ne mendojmë dhe shqetësimi është se nuk ka argumenta bindës se pse transferohet një përgjegjësi sic është mbledhja e akcizës nga tatimet që ka një traditë prej 20 vitesh tek doganat që ka një traditë po kaq të gjatë, por në një segment specifik të akcizës. Ka kosto morale shtesë, ka kosto teknologjike shtesë dhe kosto operative shtesë”, u shpreh deputeti socialist, Arben Ahmetaj.
Drafti i Ministrisë së Financave nuk parashikon ndërhyrje në nivelin e akcizës. Sektorët e peshkimit dhe bujqësisë do të vazhdojnë të jenë të përjashtuara nga akciza, sic është edhe aktualisht.
(d.b/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Akciza tek doganat, debat në Komisionin e Ekonomisë