Përmbytjet në Kinë, ushtria mobilizim për situatën alarmante

Ushtria kineze është mobilizuar për të ndihmuar popullatën e qytetit Zhozhi e cila po përballet me përmbytje të cilat i kanë tejkaluar nivelet më të larta të alarmit.
Mediat shtetërore raportojnë se deri më tani mbi 600 mijë banorë të zonës janë larguar nga zona e fatkeqësisë për t`i shpëtuar situatës alarmante.
Shkaku kryesor i përmbytjeve masive në këtë zonë janë reshjet e pandalshme të shiut të cilat nuk janë regjistruar në këto nivele prej disa dekadash.
Ndërkohë meteorologët kinezë janë shprehur se në fillim të javës së ardhshme priten përmirësime edhe ulje të reshjeve të shiut.