E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia, Kroacia, Bosnja zotim për pajtim

Presidenti kroat, Ivo Josipoviq, ka pritur homologun e tij serb, Boris Tadiq, dhe anëtarët e presidencës trepalëshe të Bosnjës, Zhelko Komshiq, Nebojsha Radmanoviq dhe Bakir Izetbegoviq, në një takim jozyrtar në ishujt Brijuni të Adriatikut.

Krerët e shteteve u zotuan se do të vazhdojnë “me politikën e pajtimit dhe zgjidhjen e çështjeve të shumta, që kanë mbetur të hapura”.

Në deklaratën e tyre të përbashkët, ata theksuan nevojën për të adresuar çështjet kufitare dhe për të sqaruar fatin e rreth 15,000 personave ende të pagjetur nga luftrarët e viteve 1990 në ish-Jugosllavi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›