E Shtunë, 31 Tetor 2026

‘Dita e Drejtësisë’, për herë të parë në Kosovë

Prishtinë -Sot në Prishtinë, përkujtohet “Dita e Drejtësisë”. Për këtë arsye duke filluar në orën 11:00, do të bëhet hapja e ceremonisë së organizuar nga Ministria e Drejtësisë, me rastin e 16 janarit “Ditës së Drejtësisë”. Në këtë ceremoni do të marrin pjesë: Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, Ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tina Kaidanow, Ministrja e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi, Kryetari i Gjykatës Supreme dhe i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Rexhep Haxhimusa, kryeprokurori i Kosovës, Hilmi Zhitija, si dhe shumë mysafirë vendës dhe ndërkombëtar.

16 janari, “Dita e Drejtësisë”, e cila shënohet për të parën herë në Republikën e Kosovës, do të shënohet me aktivitete të ndryshme nën patronazhin e Ministrisë së Drejtësisë, ndërkaq për organizimin e kësaj dite kontribut të madh kanë dhënë ABA/ROL-i, USAID-i, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Shoqata e Gjyqtarëve të Kosovës dhe Oda e Avokatëve të Kosovës. Ceremonia do të mbahet në Sallën e Kuqe në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Hajdin Islami

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›