E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rexhepi: Ndalimi i Nikoliqit, reciprocitet

Ministri i Punëve të Brendshëm, Bajram Rexhepi, duke folur për refuzimin e vizitës së presidentit serb në Kosovë, ka thënë se është reciprocitet.

“Hajredin Kuçi është kompetent për të folur për këtë punë. Ky refuzim i vizitës është reciprocitet, sepse derisa zyrtarëve të lartë të shtetit të Kosovës iu ndalohet vizita në Serbi, as ne nuk do të lejojmë zyrtarët serbë të vizitojnë Kosovën” ka thënë ministri Rexhepi.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka folur para gazetarëve për të qartësuar siç ka thënë ai çdo gjë lidhur me skandalin e pasaportave.

Ai nuk ka pranuar të komentojë deklaratat e Besnik Berishës, zyrtarit të MPB-së, i cili është pezulluar.

Ministri Rexhepi ka thënë se është e vërtetë që ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell, i kishte dërguar letër.

Por, në këtë letër ministri Rexhepi ka sqaruar se ambasadori Dell, vetëm i kishte treguar për një kompani e cila ishte ofertuesi më i mirë.

Rexhepi ka thënë se as ai nuk e di se ku kanë shkuar 1.4 milion euro.
Megjithatë, kreu i MPB-së, e ka bërë të qartë se pasaportat do të jenë gati për qytetarët e Kosovës./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›