E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajkovic: Embargoja rrit tensionin Serbi-Kosovë

PRISHTINE- Vendimi për ndalimin e mallrave nga Serbia në Kosovë “ka rritur tensionet ndërmjet serbëve e shqiptarëve”, ka deklaruar për mediat serbe, deputetja serbe Rada Trajkovic, dhe ka tërhequr vërejtjen se hapa të tillë në fund “rezultojnë me nxitjen e ekstremistëve dhe me animozitet të njërit ndaj tjetrit”.

Sipas lajmit të publikuar nga kosovarja Koha Ditore Trajkovic shprehet se bllokimi i mallrave është i dëmshëm dhe thekson se serbët në Kosovë, për shkak të veprimit të institucioneve të Kosovës, krijojnë përshtypjen se marrëveshja e Beogradit dhe Prishtinës është bërë drejtpërdrejt në dëm të bashkësisë serbe.

Ajo pohon se me këtë embargo në mënyrë të drejtpërdrejt cenohen serbët në enklava. “Por, jo vetëm ata, edhe shqiptarët që jetojnë nën Ibër. Praktikisht, të gjithë qytetarët, të cilët janë ngopur me politikën”.

Serbët në jug të Ibrit janë të rrezikuar shumë, tha ajo, duke shtuarse ka mundësi që të hapen probleme serioze edhe për serbët në veri të Kosovës.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›