Rexhepi: Nuk ka asnjë plan të ri për veriun
PRISHTINE - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi siguroi se nuk ka asnjë plan special për veriun e vendit jashtë pakos së Ahtisaarit.
“Ata të cilët nuk e kuptojnë këtë, mund t’u shpjegohet në detaje”,- ka thënë ministri Rexhepi gjatë përurimit të Qendrës për Azilkërkuesit në fshatin Magure të Lipjanit, raporton Koha.
Kohën e fundit janë përhapur lajme në media, sidomos ato serbe, se Prishtina dhe Beogradi do të bisedojnë për të gjetur një zgjidhje politike për veriun e Kosovës. Madje është përmendur edhe mundësia e dhënies së statusit special, për të cilën kanë rënë dakord edhe disa prej të ashtuquajturve përfaqësues të serbëve të veriut të Kosovës.
Ndërkohë edhe kryeministri Hashim Thaçi, ditë më parë ka deklaruar se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, as shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, dhe as status special për veriun e Kosovës.
(er.nu/BalkanWeb)