E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq, kryetari i Komunës Fierzë kërkon shpalljen e emergjencës

VEND- Stuhia e erës dhe akujt kanë krijuar një situatë të pazakontë në mjaft zona të vendit. Më tepër probleme raportohen në Pukë, Kukës dhe Dibër. Era e fortë ka sjellë ndërprerjen e energjisë në qytetin e Fushë Arrëzit dhe në disa fshatra, ndërkohë sjell edhe bllokim të herëpashershëm të rrugëve, të gjitha fshatrat të izoluara.

Akset Fushë Arrëz-Kukës, Qafë Mali-Bajram Curri dhe Fushë Arrëz - Iballë të bllokuar, ndërkohë që shkollat janë mbyllur për një javë. Kreu i Komunës Fierzë kërkon shpalljen e emergjencës, pasi sipas tij nuk dihet asgjë lidhur me fatin e disa familjeve në Lakun e Dardhave, ndërsa 26 familje të varfra kanë mbetur pa ushqime.

Pa ushqime edhe 40 familje në komunën e Blerimit. Në Kukës temperaturat kanë arritur deri në -18 gradë celcius, ka prezencë akulli në të gjitha segmentet. Aksi Morinë-Kalimash i kalueshëm me shumë vështirësi edhe me zinxhirë, policia rrugore kërkon shmangien e udhëtimeve, e njëjta situatë edhe në Kukës-Krumë. Të gjtiha komunat e bllokuara.

Të bllokuar akset Kukës-Shihtavec, Kukës-Bushtricë, Kukës-Peshkopi, Krumë-Bajram Curri dhe Bajram Curri-Qafë Morinë ku ka pasur edhe rënie orteqesh. Energjia elektrike mungon thuajse në të gjitha komunat e Kukësit si dhe në gjysmën e qytetit si pasojë e avarive. Ka edhe mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm për shkak të ngrirjes së tubacioneve. Në Dibër, temperaturat deri në -20 gradë celcius.

Të gjitha komunat të bllokuara. Mungon energjia në disa komuna të qarkut. Probleme nga akulli në aksin Peshkopi-Qafë Buall, gjatë natës policia nuk lejoi qarkullimin e mjeteve. Aksi Peshkopi-Librazhd i bllokuar. Në pjesën më të madhe të fshatrave banorët ankohen se rezervat ushqimore janë drejt përfundimit, ndërsa në disa fshatra trashësia e borës mbi 2 metra. Në Shkodër, mungon energjia elekrtrike si pasojë stuhisë së erës. Probleme nga ngricat dhe akulli për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve brenda qytetit.

Të bllokuara zonat e Dukagjinit dhe Vermoshi, trashësia e dëborës një metër e gjysëm. Probleme nga akulli në akset Shkodër-Muriqan, Shkodër -Hani i Hotit, Shkodër-Lezhë dhe Shkodër-Velipojë. Kanë rinisur reshjet në Korcë, kalohet vetëm me zinxhirë në disa akse. Disa zona të bllokuara. Ndërkohë, që mbrëmjen e djeshme një punonjës i mirëmbajtjes së rrugëve humbi jetën si pasojë e temperaturave të ulëta.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Lidhje te tjera Durrës, deti i trazuar vonon mbërritjen e trageteve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›