E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami: Forcat tona të maturuara përkrah aleatëve

09-04-2012 / Gazeta 55

Niset kontingjenti me efektivë të Policisë Ushtarake në Kabul

Një tjetër kontingjent i Forcave të Armatosura të Shqipërisë nisen drejt Kabulit. Kështu, gjatë paradites së sotme u organizua një ceremoni pikërisht për të përshëndetur 22 efektivë të Policisë Ushtarake, që do iu bashkohen trupave të kontigjentëve të Forcave të Armatosura të Shqipërisë që marrin pjesë në misionet ushtarake në Afganistan. Trupat dërgohen në kuadër të kontigjentit të 20-të në Kabul në Afganistan dhe do të veprojnë në përbërje të kontigjentit turk.
Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami e cilësoi një mision të tillë në mbështetje të paqes e sigurisë. Sipas tij, Turqia ka dhënë ndihmesën e saj për përgatitjen e trupave ushtarakë, për të përfaqësuar me dinjitet misione të tilla.
“Misionet në Kabul shfaqin dukshëm rritje për trupat shqiptare. Një përmirësim i vazhdueshëm i trupave. Tashmë forcat tona janë të maturuara përkrah aleatëve. Për këtë arsye, misionet tona paqeruajtëse janë trefishuar”, vuri në dukje Imami, gjatë fjalës së tij përshëndetëse.
Kontigjenti shkon në Afganistan pas një trajnimi paradislokues të realizuar brenda dhe jashtë vendit me asistencën e oficerëve të vëndeve partnerë.
Një mbështetje të jashtëzakonshme për trupat që marrin pjesë në mission ka edhe nga ana e familjarëve të tyre.
Misioni vjen pas humbjes së jetës në Afganistan të kapitenit Feti Vogli dhe plagosjes së nëntetarit Aleksandër Peci.
Sipas komandantit të Policisë Ushtarake, Xhevdet Zeneli, në përgatitjen e trupave janë futur elementë të tjerë për t’u përballur me terrorizmin dhe situatat e ndryshme në Afganistan.
Në këtë ceremoni përshëndeti dhe ambasadorja turke.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›