Çitaku: Doganat paralele serbe në veri të ndërkrejnë punën
Mitrovicë (start)- Në takimin e Komitetit për siguri në komunën e Mitrovicws, përfaqësuesi i doganave të Kosovës, Bashkim Çitaku, tha se veprimi i papranueshëm i strukturave paralele, po e vështirëson qarkullimin e mallrave nga Kosova për në Serbi. Çitaku, kërkoi nga përgjegjësit për siguri, që të ndërpresin punën e paligjshme të strukturave paralele serbe në “Lagjen e Boshnjakëve”, në veri të Mitrovicës, të cilat të papenguara lëshojnë dokumente paralele doganore.
Ndërkaq, kryetari i komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi, vazhdon ta fajësojë administratën e UNMIK-ut në veri të qytetit për situatën e krijuar atje për shkak të meremetimit të shtëpive të Ali Kadriut.
Ai kërkoi edhe njëherë nga përfaqësuesit e UNMIK-ut, që të tregojnë vendosmëri në zbatimin e ligjit dhe të krijojnë kushte që Aliu dhe të tjerët të rindërtojnë shtëpitë e tyre, pa pengesa.
Veton Rugova