Vendosja e EULEX, Thaçi: Problemi qëndron në Beograd
Prishtinë(start)-Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi për mediat e Prishtinës, se plani më i fundit i ardhur nga sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban ki Moon, prej gjashtë pikash është i papranueshëm për Kosovën, teksa ka nënvizuar se vendosja e misionit civil evropian EULEX do të pranohet vetëm nëse vendoset sipas planit të Martti Ahtisaarit.
Në një intervistë për B92, Thaçi deklaroi se, “problemi qëndron në Beograd”. “Beogradi duhet të kuptojë se Kosova është shtet i pavarur e demokratik. Beogradi nuk ka ingerenca në Kosovë, dhe këto tendenca të Beogradit duhet të harrohen njëherë e përgjithmonë”-theksoi kryeministri kosovar.
Gjithashtu, kreu i qeverisë së Kosovës, tha se nuk do të ketë struktura ilegale dhe jo legjitime, dhe nuk do të ketë struktura paralele në drejtësi, polici, dogana dhe sektorë të tjerë. “Ne do të funksionojmë si shtet stabil, unik, me sistem funksional për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka thënë ai.
“EULEX-i ka mandat të plotë dhe përkrahjen e plotë të të gjithë mekanizmave ndërkombëtarë dhe është pritur mirë nga ana e Prishtinës. Kemi bashkëpunim të ngushtë, mirëpo nuk do të pranojmë kushte të reja për vendosjen e EULEX-it. EULEX-i ka mandat të plotë, dhe këtë mandat ne e mbështesim në tërësi. Ne jemi partner-vijoi më tej Thaçi.